LAJMI I FUNDIT:

​ Rritet deficiti tregtar për muajin korrik

​ Rritet deficiti tregtar për muajin korrik

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin korrik 2017.

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 12.6% në muajin korrik 2017, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2016, gjegjësisht në vlerë prej 236,9 milionë Euro, krahasuar me deficitin prej 210,5 milionë Euro në vitin 2016. Eksporti mbulon importin me 13.9%.

Eksporti i mallrave në muajin korrik 2017 kishte vlerën 38,3 milionë Euro, ndërsa importi 275,3 milionë Euro, që është një rritje prej 26.2% për eksport, si dhe prej 14.3% për import, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2016.


Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 31.0% të eksporteve e përbëjnë produktet minerale; 30.5% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 9.4% e përbëjnë plastika, goma dhe artikuj prej tyre; 8.6% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 6.6% e përbëjnë produktet bimore; 3.1% e përbën lëkura dhe artikujt prej saj; 2.3% e përbën tekstili dhe artikujt prej tij, etj.

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 13.8% të importit e përbëjnë  ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 13.5% e përbëjnë produktet minerale; 12.8% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 10.8% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 7.5% e përbëjnë mjetet e transportit; 7.1% e përbëjnë produktet e industrisë kimike; 6.5% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 4.6% e përbën tekstili dhe artikujt prej tij, etj.

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 8,5 milionë euro, ose rreth 22.2% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 67.4%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë: Danimarka me 3.3%; Holanda me 3.0%; Gjermania me 2.7%; Italia me 2.2%; Bulgaria me 2.2%, etj.

Ndërkaq, importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 118,6 milionë euro, ose 43.1% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 10.5%. Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (12.3%), Italia (7.0%), Greqia (5.2%), Polonia (2.6%), etj.

Në muajin korrik 2017, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 21,1 milionë Euro, ose 55.1% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 34.4%. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s janë: Serbia (21.5%), Shqipëria (12.8%), Maqedonia (11.5%) dhe Mali i Zi (6.3%).

Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s në muajin korrik 2017 arritën në 76,7 milionë Euro, ose 27.9% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 24.5%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (14.1%), Maqedonia (5.1%), Shqipëria (4.9%) dhe Bonje e Hercegovina (3.0%).

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 8,6 milionë Euro, ose 22.7%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vendet për eksport vlen të përmenden: India (14.3%) dhe Zvicra (4.2%).

Ndërsa, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 79,9 milionë Euro, ose 29.0%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (10.1%) dhe Kina (9.9%). /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Ekonomi
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

Ekonomi
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Ekonomi
TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”

TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”

Ekonomi
Kalo në kategori