LAJMI I FUNDIT:

Neptuni dhe Urani fshehin pasuri të vërtetë: Planetët ku formohen diamantet masive

Neptuni dhe Urani fshehin pasuri të vërtetë: Planetët ku formohen diamantet masive

Diamante të paçmueshme që fundosen ngadalë përmes “turbullirave” në fund të Neptunit dhe Uranit, mbulojnë bërthamat solide të planetit, tregon një studim i ri.

Vetitë fizike të këtyre “gjigantëve të akullit” dallojnë shumë nga Toka. Neptuni dhe Urani kanë bërthamë shkëmbore të rrethuar nga shtresa të dendura të akullit të përbërë nga hidrogjeni dhe amoniaku.


Thellë brenda këtyre planetëve, rreth 10 mijë kilometra nga sipërfaqja, presioni është kaq intensiv saqë fizikanët ka kohë që spekulojnë se mund të krijohet një “grumbull diamantesh”.

Ata tani kanë bërë një eksperiment të ri që simulon këtë proces dhe ofruan provën e parë se “shiu prej diamantesh” është i mundshëm, transmeton KosovaPress.

Kërkuesit nga laboratori Helmholtz-Zentrum Dresden-Rossendorf në Gjermani kanë simuluar kushtet ekstreme, të cilat ndodhen në brendësi të planetëve duke përdorur laser të fuqisë së madhe e cila ka krijuar valë goditëse në polistiren, përzierje plastike e hidrogjenit dhe karbonit, e cila Neptunit i jep ngjyrën e tij karakteristike të kaltër për të prodhuar presion intensiv të ngjashëm me atë që ndodhet në thellësi të sipërfaqes së planetit.

Pothuajse secili atom i hidrogjenit në polistiren është ngulitur në strukturën mikroskopike të diamantit në gjerësi prej disa nanometra, kanë publikuar shkencëtarët në revistën Nature Astronomy.

Edhe pse formacionet kanë zgjatur vetëm disa të qindta të sekondës, ky ishte fakti i parë i qartë i teorisë eksperimentale për “shiun e diamanteve”.

Dominik Kraus, autor kryesor i hulumtimit, tha se rezultatet ishin ndër momentet më të mira në karrierën e tij, pasi që më herët të gjitha këto ishin vetëm supozime, shkruan The Times.

Diamantet që formohen në Neptun dhe Uran mund të arrijnë peshën prej disa milionë karatësh. Ndryshe, diamanti më i madh në botë është ylli i madh i Afrikës Cullinan 1 i cili ka 530.4 karatë dhe 106.1 gramë.

Në trend Botë

Më shumë
Babai nga New Jersey detyronte të birin 6-vjeç të vrapojë në “treadmill” sepse besonte se ishte “shumë i plotë – 12 ditë më vonë vogëlushi ndërron jetë nga abuzimi “kronik”

Babai nga New Jersey detyronte të birin 6-vjeç të vrapojë në “treadmill” sepse besonte se ishte “shumë i plotë – 12 ditë më vonë vogëlushi ndërron jetë nga abuzimi “kronik”

Amerika
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Propozimi përfundimtar i rezolutës për Srebrenicën dërgohet në OKB

Propozimi përfundimtar i rezolutës për Srebrenicën dërgohet në OKB

Bosnja
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori