LAJMI I FUNDIT:

Detajet e panjohura të kancelares Merkel: Gruaja më e fuqishme në botë, amvise e rëndomtë në shtëpi

Detajet e panjohura të kancelares Merkel: Gruaja më e fuqishme në botë, amvise e rëndomtë në shtëpi

Kush është Angela Merkel? Për shumë gjermanë ajo është udhëheqëse e kujdesshme, por edhe lidere e aftë në një botë të trazuar. Teksa po afrohen zgjedhjet federale në shtator, kancelarja 63-vjeçare po bën publike edhe disa detaje të jetës së saj private.

Angela Merkel kohët e fundit ka pranuar se e tërheqin burrat me sy të bukur dhe se si studente pinte sheri. E, tash – kur kampanja për mandatin e katërt është në javët e fundit – ka lejuar fotografët të kapin pamjet e banesës së saj në qendër të Berlinit. Ajo ka zbuluar edhe recetën për një ushqim klasik gjerman – supën nga patatet, transmeton Telegrafi.

“Gjithmonë i pres patatet me dorë, jo blender”, ka thënë Merkel për revistën gjermane Bunte. “Këto copa të vogla kështu janë më të qëndrueshme”.


Në vend që të shpërngulet në rezidencën e Qeverisë, qëkur është në pushtet Merkel dhe burri i saj kanë jetuar në banesën e tyre.

Nga fotot e publikuara në revistën Heute Woche, kjo është një banesë tipike gjermane me parket, me mure të bardha dhe një pasqyrë të madhe mbi një divan të gjatë gri në dhomën e ndenjes. Tryeza e ngrënies është e vogël dhe kuzhina është e thjeshtë.

“Më pëlqen të ha vonë në mbrëmje”, pranoi ajo në një bisedë me Bunte.

Merkel ka një apartament në qendër të Berlinit dhe turistët shpesh habiten kur e shohin gruan më të famshme në botë – e cila që nga zgjedhja e Donald Trumpit për president të SHBA-ve, po quhet liderë e botës së lirë – tek del herët në mëngjes e kthehet vonë në mbrëmje në banesë.

Dashuria e saj e madhe për kulturën gjermane është e mirënjohur. Muajin e kaluar, udhëheqësit e G20-shit i dërgoi në ekzekutimin e Simfoninë së Nëntë të Betovenit në Hamburg.

“E adhuroj muzikën klasike”, thotë Merkel, e cila ka mësuar të luajë piano dhe flaut që në fëmijëri, transmeton Telegrafi.

Ajo është edhe vizitore e rregullt i Operës Shtetërore të Berlinit dhe Festivalit Wagner në Bayreuth.

Merkel përgjithësisht e mban jetën private të saj larg syrit të publikut. Me burrin Joachim Sauer, profesor i kimisë kuantike, rrallë shfaqet në publik. Atij nuk i pëlqen cirku i mediatik që ndjek gruan e tij.

Kur ata kanë ditë të lirë në fundjavë, shkojnë në vilën modeste në një fshat në veri të Berlinit. Atje Merkel pëlqen të përgatisë rollatë viçi me lakër të kuqe.

Përkundër kërkesave të fushatës, kancelarja me kujdes përcjell edhe patatet që po i rriten në kopsht.

“Duken mirë,” thotë ajo. “Por, nuk është koha për t’i nxjerrë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aksident në Kroaci, autobusi nga Kosova del nga rruga - policia jep detajet e para

Aksident në Kroaci, autobusi nga Kosova del nga rruga - policia jep detajet e para

Kroacia

"Kështu duket demokracia" - mijëra qytetarë në mbarë SHBA-në protestojnë kundër politikave të Trumpit

Amerika
Zelensky tregon numrin e ushtarëve të vrarë dhe të plagosur ukrainas

Zelensky tregon numrin e ushtarëve të vrarë dhe të plagosur ukrainas

Evropa
SHBA mund të zbulojë planin e paqes të Trumpit për Ukrainën, që në fillim të javës së ardhshme

SHBA mund të zbulojë planin e paqes të Trumpit për Ukrainën, që në fillim të javës së ardhshme

Evropa
Zhvendosja e banorëve të Gazës do të ishte e përkohshme, thotë Rubio

Zhvendosja e banorëve të Gazës do të ishte e përkohshme, thotë Rubio

Azia
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin

Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin

Botë
Kalo në kategori