LAJMI I FUNDIT:

Shumë risi në sezonin e ri të “O Sa Mirë”

Shumë risi në sezonin e ri të  “O Sa Mirë”

Kanë filluar përgatitjet për sezonin e ri të serialit “O Sa Mirë”, xhirimet e të cilit pritet të nisin së shpejti.

Shumë risi janë rezervuar për shikuesit edhe në këtë sezonë.


Xhirimet e episodeve të reja do të bëhen në ambientet jo më shkollore, por ne ambientet e ASK-së te qendra “Boro Ramizi”.

Telegrafi mëson se në sezonin e ri do të ketë dy ndryshime në stafin e aktorëve, si dhe transmetimi i sezonit të ri do të bëhet në Klan Kosova.

Ndërkohë, është konfirmuar se bukuroshja nga Peja, Arta Nitaj, nuk do të jetë më pjesë e serialit “O Sa Mirë”. /Telegrafi/