Regjimi politik i Serbisë, i instaluar dhunshëm në pjesën e Luginës së Preshevës, për popullatën shqiptare të kësaj ane është bërë i padurueshëm. Fakti që Serbia përdor mekanizma të ndryshëm shtetërorë e institucionalë për të kamufluar statusin real të shqiptarëve të kësaj ane, nuk do të thotë që politikanët lokalë të kësaj treve t’i nënshtrohen këtyre politikave kryekëput antishqiptare e antiqytetare.
Po kalon një kohë e gjatë që status quo-ja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës nuk shënon as edhe një përmirësim. Faktori ndërkombëtar, që nga Marrëveshja e Konçulit, atëherë edhe kur e arriti pritshmërinë e tij, më nuk u pa të jetë i interesuar për të jetësuar këtë marrëveshje politike, që s’u zbatua kurrë nga pala serbe.
I gjithë faktori politik e social, mbarëkombëtar, nuk duhet të rri e ta vështrojë nga larg statusin politik të shqiptareve të kësaj ane, të cilët janë etnia më e diskriminuar në rajon e Evropë.
Një shembull të tillë të diskriminimit nuk e gjeni kund, sikundër i gjeni me dhjetëra shembuj të shkeljes së të drejtave elementare njerëzore, prej shtetit serb karshi shqiptarëve që padrejtësisht i administron e keqtrajton, e të cilët i kryejnë të gjitha kontributet dhe taksat financiare karshi shtetit që s’është i tyre.
Në një situatë normale, duhet të jetë Serbia ajo që duhet të provojë ta ndërtojë një dialog e një frymë të re të bashkëpunimit politik me shqiptarët e kësaj ane.
Integrimi i skenës politike shqiptare në instanca me të larta politike e institucionale sa është i nevojshëm nuk është edhe i obligueshëm.
Një integrim i tillë nuk duhet të bëhet parcialisht, por nevojitet një unifikim e gjithë përfshirje jo vetëm e faktorit politik por edhe e shtresave të tjera shoqërore.
Në këtë kontekst, diskriminimi sistematik i shtetit serb karshi shqiptarëve të Luginës, e mos interesimi i faktorit relevantë shqiptarë për të zgjidhur këto probleme, nuk janë shkaqet e vetme të problemeve të pazgjidhura të shqiptarëve të Luginës.
Faktori politik shqiptar i kësaj ane, në vazhdimësi ka mohuar identitetin e vet kombëtar e kulturor. Që nga përfundimi i luftës në Luginë, e të cilën politikanë shqiptarë e mohojnë sistematikisht, duke mos guxuar as ta përmendin në ballafaqimet e drejtpërdrejta me politikanë serbë, kjo skenë politike nuk ka luftuar siç duhet për të drejtat e popullit që kanë përfaqësuar.
Duke u munduar kinse ta ngrinin zërin, vetëm me deklarata dhe intervista televizive, ata i kanë shtruar gabimisht problemet që preokupojnë shqiptarët e Luginës.
Kësisoj, me arsyetime banale dhe një luftë të pashembullt brenda subjekteve politike shqiptare, për programe e prioritete të dobëta lokale, ata as nuk kanë tentuar të bashkohen rreth një kauze të drejtpërdrejtë nacionale, për ta mbrojtur kështu në radhë të parë identitetin tonë, të cilin me shekuj na e sulmon e lufton Serbia.
Ata për shembull, pos që nuk kanë luftuar për realizimin e të drejtave elementare, që shumë popuj e etni të botës i gëzojnë, kanë stimuluar vazhdimisht uljen deri në maksimum të aktivizmit qytetarë në këtë vend.
Duke mohuar identitetin tonë kombëtar, politikanët tanë kanë mohuar edhe historinë tonë të lavdishme e të larë me gjak.
Ata vazhdojnë të mohojnë edhe të ardhmen, me këto politika prapanike që vazhdojnë t’i artikulojnë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-7-780x439.png)
Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës
![Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-27-780x439.png)
Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan
![Vaktia e Ramazanit 2025](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Vaktia-e-Ramazanit-2025-e1739353939191-780x439.jpg)
Vaktia e Ramazanit 2025
![Rashiq ngre dyshime për manipulime nga Lista Serbe: Persona të panjohur po ofrojnë para për anulimin e votave të partisë time](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/10/Nenad-Rashiq-interviste-foto-Ridvan-Slivova-8-e1728118285998-780x439.jpg)
Rashiq ngre dyshime për manipulime nga Lista Serbe: Persona të panjohur po ofrojnë para për anulimin e votave të partisë time
![Haziri: LDK ka pasur zot shtëpie dhe ka lënë rend shtëpie, pa LDK-në nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/478077845_1194798422013482_1061800151648555614_n-780x439.jpg)
Haziri: LDK ka pasur zot shtëpie dhe ka lënë rend shtëpie, pa LDK-në nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese
![Problemet që u shfaqën me rezultatet preliminare ditën e diel, KQZ fton Prokurorinë dhe institucionet e tjera të sigurisë të sqarojnë situatën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/KQZ-780x439.jpg)
Problemet që u shfaqën me rezultatet preliminare ditën e diel, KQZ fton Prokurorinë dhe institucionet e tjera të sigurisë të sqarojnë situatën
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re