LAJMI I FUNDIT:

Yagcilar: Bajram Rexhepi ishte njeri human

Yagcilar: Bajram Rexhepi ishte njeri human

Ministri në detyrë i Administratës Publike dhe kryetar i Partisë Demokratike Turke të Kosovës, Mahir Yagcilar, ka ngushëlluar familjen Rexhepi me rastin e ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit Bajram Rexhepi, duke thënë se ai ishte njeri human, atdhetar dhe person i shquar në arenën politike të Kosovës.

Ai me këtë rast ka falënderuar edhe Republikën e Turqisë për mundësinë e shërimit të ish-kryeministrit Rexhepi në “Spitalin Universitar të Stambollit”.


“Rexhepi ishte njeri human, atdhetar dhe një mik për të gjithë qytetarët, ishte gjithashtu një person i shquar në arenën politike të Kosovës”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.