Në intervistën e parë të gjatë prej se burri i saj është bërë president i Francës, Brigitte Macron ka folur rreth martesës me partnerin e saj 24 vjet më të ri.
64-vjeçarja dhe 39-vjeçari Emmanuel Macron janë njohur kur Brigitte ligjëronte letërsi dramatike në një shkollë të mesme, ku shkonte edhe presidenti aktual francez.
Nuk është e qartë se si ka nisur lidhja ndërmjet tyre, por çifti u martua një vit pas ndarjes së Brigitte nga bankieri Andre-Louis Auziere, me të cilin i ka tre fëmijë.
Gjatë një interviste për Elle, ajo e ka kujtuar kohën kur ishte njohur me Emmanuel, teksa punonin në një shfaqje.
“Në atë kohë nuk kishte asnjë lidhje ndërmjet nesh, por kishte thashetheme dhe unë shqetësohesha për fëmijët e mi”, ka treguar Brigitte.
Më tej, ajo ka theksuar se do të ishte e humbur në jetë, po të mos kishte marrë vendim që të ishte me mashkullin që e do – njofton Telegrafi.
“Në jetët tona ka momente kur duhet të marrim vendime vitale. Për mua ishte ky. gjithçka që është thënë për diferencën prej më shumë se 20 vjetësh, është e parëndësishme”.
“Natyrisht, se unë i kam rrudhat e mia dhe ai ka rininë e tij. Por, po të mos e kisha marrë atë vendim, do të isha e humbur”.
“Isha e lumtur me fëmijët e mi, por njëkohësisht ndjeja se duhej ta përjetoja këtë dashur që të isha tërësisht e lumtur”, ka rrëfyer gruaja e Macron.
Ajo ka pranuar se e ka pasur të vështirë gjatë fushatës presidenciale, për shkak të komenteve të vazhdueshme për diferencën në moshën e tyre.
“Kur lexoj për ne, më duket sikur lexoj historinë e dikujt tjetër. Tregimi jonë është shumë i thjeshtë. Faji i vetëm i Emmanuelit është se është më i ri se unë. I kam dhënë fund kësaj duke thënë se komentet nuk më pengojnë, por duhet të përballem me to”, ka deklaruar Brigitte. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjesti, G bani dhe Egli kurdisin një plan ‘të rrezikshëm’, i japin dorën njëri-tjetrit edhe për Zarf të Zi
Bëhet virale një video e Gjestit duke përmendur ish-të dashurën në Big Brother VIP Albania
Planet sekrete vazhdojnë: Gjesti dhe G Bani rrezikojnë penalizim me veprimet e fundit
Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen
Gjesti dhe Egli shkëmbejnë puthje përmes xhamit në Big Brother VIP Albania
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës