LAJMI I FUNDIT:

Rregullohet shtrati i lumit Otinja

Rregullohet shtrati i lumit Otinja

Ndërmarrja komunale e Shtipit ‘Isar’ ka filluar me me punimet për rregullimin e shtratit të lumit Otinja, nga kisha ‘Shën Nikolla’ deri te rrjedha te lumi Bregallnicë në Novo Sello. Drejtori i NP ‘ISar’, Angell Bojaxhiev tha se me rregullimin e kësaj pjese të shtratit të lumit, pjesa qendrore e qytetit do të ketë pamje të bukur dhe bashkëkohore, gjatë kalimit pranë lumit Otinja, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Kemi punuar shumë për t’a rregulluar shtratin e lumit dhe gjithë kohës në punime janë përfshirë punonjësit e NP ‘Isar’ dhe administrata e komunës’, tha Bojaxhiev.


Ai ceku se përveç se shtrati i lumit Otinja do të ketë pamje të bukur, por njëkohësisht është mburojë ndaj vërshimeve, gjatë reshjeve të shiut, siç ishte rasti në vitin 2013./Telegrafi/