LAJMI I FUNDIT:

Manifestimi ‘Vala e Re Kulturore’

Manifestimi ‘Vala e Re Kulturore’

Ministria e kulturës informoi se ka filluar afati i dytë i konkursit për dorëzimin e aplikimeve për organizimin e ngjarjeve kulturore-artistike në kuadër të manifestimit ‘Vala e re kulturore’, që do të zgjasë deri në shterjen e buxhetit të manifestimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Komisioni i konkursit, i formuar javën e kaluar, thuhet në kumtesë, tani më është duke shfletuar mbi 200 aplikime të cilat kanë arritur gjatë afatit të parë, që ka filluar në datën 31 korrik, 2017.


Projektet e para të zgjedhura për financim do të prezantohen para publikut në konferencë për shtyp gjatë javës së ardhshme.

Nga Ministria e kulturës shprehin falënderimet deri te Projekti për pjesëmarrje qytetare të USAID dhe Fondacionit Friedrich Ebert, të cilët dhanë përgjigje pozitive në ftesën e Ministrisë drejtuar organizatave ndërkombëtare me emrin ‘Vala e re kulturore’.

Manifestimi ‘Vala e re kulturore’, siç thuhet në kumtesë ka për qëllim të sigurojë demetropolizimin, dekoncentrimin e kulturës dhe të bëjë pasurimin, intensifikimin dhe përforcimin e ofertës kulturore në vend./Telegrafi/

Informata shtesë për qëllimet dhe prioritetet e Valës së re kulturore, si dhe për dokumentet e nevojshme për aplikim mund t’i gjeni këtu: http://kultura.gov.mk/index.php/konkursi/2974-manifestacija-nov-kulturen-bran-2017