LAJMI I FUNDIT:

Kirurgjia Abdominale po aplikon metoda të avancuara për operacione

Kirurgjia Abdominale po aplikon metoda të avancuara për operacione

Në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) po përdor metodat e reja dhe të avancuara të punës, përmes së cilave po realizohen operacione të komplikuara.

Një nga rastet e tilla të kryera në këtë klinikë, është edhe rasti i pacientit me karcinomë  të pjesës së poshtme të rektumit.


Klinika ka realizuar operacionin që njihet si resekcion intersfinkterik i rektumit me anastomoze kolo-anale. Ky është pacienti i tretë që ka përfituar nga ky lloj intervenimi kirurgjik.

Sipas njoftimit të QKUK-së, operacioni është kryer nga ekipa operatore: Ass.dr. Enver Fekaj, dr. Arber Morina, dr. Idriz Memaj, dr. Nazim Musliu dhe anesteziologia, dr. Turkane Karabegu- Shehu, poashtu, ekipi i intrumentareve, infermiereve dhe teknikëve të anestezionit.

“Pacientët me karcinomë të pjesës së poshtme të rektumit më herët janë trajtuar me një modalitet tjetër kirurgjik që njihetsi ekstirpim abdomino-perineal i rektumit, operacion ky që ka përfunduar me kolostomë (është nxjerrë zorra e trashë në lëkurë dhe përmbajtja e saj është grumbulluar në qese të posaçme. Zorra e trashë në lëkurë ka pasur karakter të përhershëm). Modaliteti i ri kirurgjik (resekcioni intersfinkterik i rektumit me anastomoze kolo-anale), mundëson që pacienti të mos ketë nevojë për kolostomë ngase rivendoset kontinuiteti i traktit gastrointestina (d.m.th. nuk vendoset zorra e trashë në lëkurë, ngase mundësohet defekimi sikurse para intervenimit me rrugë natyrale).  Ky lloj intervenimi mund te realizohet tek ata pacientë me karcinomë të pjesës së poshtme të rektumit, nëse nuk ka infiltrim të strukturave fqinje me rektumin dhe nuk ka metastaza. Pacienti që është trajtuar me këtë lloj interv enimi është në gjendje të mirë shëndetësore, si në aspektin lokal ashtu edhe në aspektin e përgjithshëm”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori