Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ende s’ka marrë vendim për dërgimin e forcave shtesë në Afganistan, pasi të premten mbrëma mori propozimet e këshilltarëve të tij për Siguri Kombëtare, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.
Takimi i zotit Trump me këshilltarët e tij në pushimoren presidenciale, Kemp Dejvid, në Merilend, ishte i fokusuar në zhvillimin e “strategjisë së re për mbrojtjen e interesave të Amerikës në Azinë Jugore”, u tha gazetarëve, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders.
Administrata është përfshirë nga dallimet e brendshme lidhur me atë se si të veprohet në Afganistan.
Këshilltari për Siguri Kombëtare, HR McMaster, sekretari i Mbrojtjes, Jim Mattis, dhe liderët e tjerë ushtarakë, e mbështesin dërgimin e një force të vogël, të përbërë prej 3 mijë e deri në 5 mijë ushtarë. Aktualisht, në Afganistan gjenden 8,400 ushtarë amerikanë, transmeton REL.
Por, personat e ashtuquajtur “anti-globalë” në Shtëpinë e Bardhë, të udhëhequr nga Steve Banon, i cili të premten është larguar nga administrata Trump, ishte angazhuar për tërheqje të forcave amerikane nga Afganistani, kanë thënë zyrtarët.
Bannon nuk ka marrë pjesë në mbledhjen në Kemp Dejvid, ndërsa aty ishin të pranishëm Mattis, Mcmaster, zëvendëspresidenti Mike Pence, dhe sekretari i Shtetit, Rex Tillerson.
Sipas zyrtarëve, në këtë takim janë paraqitur edhe opinione të tjera, përfshirë edhe atë që të mbahet niveli aktual i trupave në Afganistan ose të reduktohet ky numër dhe të miratohet një strategji e re e fokusuar në operacione kundërterroriste të mbështetura nga fluturaket pa ekuipazh dhe mbledhja e informacioneve të Inteligjencës.
Opsioni i tërheqjes apo i reduktimit të trupave mund të ishte një befasi në Afganistan, pasi sekretari Mattis, më herët këtë vit, i kishte thënë presidentit afgan, Ashraf Ghani, se Shtetet e Bashkuara kanë përkushtim të qëndrueshëm për këtë vend të përfshirë nga lufta.
Mattis dukej se kishte besim se do ta fitonte debatin brenda administratës para takimit në Kemp Dejvid, duke u thënë gazetarëve në Uashington, se “ne jemi shumë afër vendimit”.
Në takimin me këshilltarët më herët këtë vit, mediet kishin raportuar se presidenti Trump kishte shprehur frustrim për “rrugën pa krye” në luftimin me talibanët, pavarësisht 16 viteve të luftës. Agjencitë amerikane të Inteligjencë në muajin maj thanë se kjo situatë mbase nuk do të ndryshonte me shtimin e vogël të numrit të ushtarëve të Shteteve të Bashkuara.
Zyrtarët thanë se vendimi se çka të bëhet në Afganistan, po ashtu, është ndërlikuar nga dallimet e brendshme në administratë, për atë se nëse Shtetet e Bashkuara duhet të tregojnë një qëndrim më të ashpër ndaj Pakistanit, për shkak të dështimit për t’i mbyllur bazat e talibanëve afganë dhe për t’i arrestuar liderët ekstremistë talibanë.
Zyrtarët amerikanë thonë se talibant afganë po mbështeten nga elementet e ushtrisë pakistaneze dhe të agjencisë më të lartë të Inteligjencës.
Pakistani i ka hedhur poshtë këto akuza.
Agjencia Reuters ka raportuar se, sipas një propozimi të paraqitur nga zyrtarët amerikanë, Shtetet e Bashkuara do ta fillonin shqyrtimin e çështjes se a të cilësohet Pakistani si sponsor shtetëror i terrorizmit, nëse nuk i ndjek liderët e lartë talibanë afganë dhe rrjetin aleat të tyre, Haqqani, që konsiderohet grupi më ekstremist vdekjeprurës afgan.
Një cilësim i tillë për Pakistanin, rrjedhimisht do të çonte në sanksione të ashpra amerikane kundër Islamabadin, përfshirë ndalesën e shitjes së armatimit dhe ndaljen e ndihmës ekonomike për Pakistanin.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMusk thotë se Trump ka rënë dakord “të mbyllë USAID-in”
Cili shtet i Evropës mund të goditet më së rëndi nga tarifat e Trumpit?
Trump përsërit kërcënimin për të rimarrë Kanalin e Panamasë “ose do të ndodhë diçka shumë e fuqishme”
Vritet guvernatori rus, viktima e rangut më të lartë të luftës në Ukrainë
Tarifat e Trumpit - çfarë janë dhe cili është ndikimi i tyre?
Trump synon BE-në dhe Britaninë e Madhe në kërcënimin e fundit tarifor
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet