Steve Bannon ishte këshilltari më kontradiktor i Donald Trumpit. Para zgjedhjeve, kur ishte drejtor ekzekutiv i faqes ksenofobe Breitbart, ai u quajt “operatori politik më i rrezikshëm në Amerikë”.
Një vit më parë Trump e vuri në krye të fushatës zgjedhore dhe u konsiderua krijuesi i mesazhit populist, anti-imigracion dhe proteksionizmit ekonomik, që e çuan atë drejt fitores. Shfaqja “Saturday Night Live” e paraqiste si djallin, i matur dhe i kudogjendur, prapa shpinës së Trumpit.
Rënia nga pozicioni i Eminencës Gri i Shtëpisë së Bardhë vjen më e heshtur sesa ngjitja e tij, me një shënim të shkurtër: “Shefi i Shtabit John Kelly dhe Steve Bannon kanë rënë dakord reciprokisht, se sot do të jetë dita e fundit për Steve”.
Bannon pretendon se ai ka dhënë dorëheqjen, por të gjithë thonë se ai u shkarkua pas presioneve të vetë Kellyt, i cili vendosi të vërë rregull në Shtëpinë e Bardhë.
Thikat e armiqve të tij të shumtë ishin mprehur prej kohësh, dhe kundër tij luante dhe fakti që Trumpit kurrë nuk i pëlqeu që shtypi e quante: “Presidenti Bannon”. Ai i vodhi skenën.
Që nga dita e parë, ai ishte përplasur me këshilltarin e dytë të Trump, Jared Kushner. Roli i tij fillestar në Këshillin e Sigurisë Kombëtare shpejt iu hoq. Ai ishte në konflikt të hapur me gjeneralët: Mattis në Pentagon, McMaster në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, dhe ishte i dyshuar për dërgimin e informacioneve tek Breitbart për të diskredituar këtë të fundit. Në politikën e jashtme, mosmarrëveshja ishte totale: strategjia në Afganistan, dje e vënë në pyetje, gjeneralët që donin më shumë trupa, dhe ai që sugjeronte privatizimin e luftës me mijëra kontraktorë.
Në një intervistë të pazakontë, tri ditë më parë, në revistën liberale American Prospect, Bannon kishte kritikuar ashpër Gary Cohn, ish drejtues në Goldman Sachs dhe ish-këshilltar ekonomik për Trumpin, i cili konsiderohet nga bota e biznesit e vetmja shpresë për të vazhduar uljen e taksave, liberalizimin, rifillimin e punimeve në infrastruktura. “Ata e bëjnë në brekë” tha ai për rivalët e tij, duke premtuar se do të vendoste fajkonj në vendin e tyre. Prioriteti për të ishte “lufta ekonomike me Kinën”.
U tha se Bannon kishte këshilluar presidentin që të mos dënonte suprematistët e bardhë dhe të djathtën alternative, në fjalimin e tij për dhunën në Charlottesville, pasi ata janë pjesë e bazës së tij elektorale. Të tjerë argumentojnë se Trump mendon në të njëjtën mënyrë. Më e vështirë është të parashikosh se çfarë do të ndryshojë tani.
Bannon do të vazhdojë të punojë me Breitbart dhe gjithashtu me miliarderin Bob Mercer, huadhënësin e madh të Trump dhe të “Alt-Right”.
“Luftë!”, kërcënonte në Tuiter faqja e Breitbart dje. Por, luftë kundër kujt? Kundër “globalistëve” rivalë të Bannonit që qëndruan në Shtëpinë e Bardhë? Sigurisht, fuqia e tij do të mbetet e madhe dhe do të jetë në gjendje ta përdorë atë në favor apo kundër administratës. Nga ish bankier i Goldman Sachs në producent të Hollivudit, Bannon u bë filozof nacionalist i djathtë. Ai ka thënë gjithmonë se lëvizja do të vazhdojë, madje edhe pas Trumpit. /Corriere.it – Bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë nënkuptojnë sanksionet amerikane për Industrinë Serbe të Naftës?
Arrestohet një i dyshuar për ndezjen e zjarrit në Los Angeles
SHBA-ja dhe Britania sanksionuan NIS-in, Vuçiq: Kërkohet largimi i plotë i Rusisë nga pronësia
Kryeministri i Grenlandës, Edege: Jam i gatshëm të flas me Trumpin
Trump reagon pas vendimit të gjykatës rreth rastit me Daniels
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025