LAJMI I FUNDIT:

Sot mbahet Maratona e 31-të e notit në Ohër

Sot mbahet Maratona e 31-të e notit në Ohër

Sot në Ohër do të mbahet Maratona e 31-të tradicionale e notit në Liqenin e Ohrit dhe sivjet do të ketë fond të përforcuar për pjesëmarrësit pas vendimit të Agjencisë për të rinj dhe sport, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Edhe këtë vit do të jemi dëshmitarë të gatishmërisë fizike dhe psiqike të garuesve të cilët në ujërat e Liqenit të Ohrit do të manifestojnë shpirtin garues, fair play-in dhe dëshirën për sukses.

Për shkak të situatës dhe ngjarjet e fundit në lidhje me Maratonën e Ohrit, këtë vit, Agjencia për të rinj dhe sport vendosi të ndajë shumë dyfish më të madhe financiare me qëllim të mbajtjes së vazhdimësisë së këtij manifestimi tradicional.


Kjo garë sportive është pjesë e serisë Grand Prix e Federatës Ndërkombëtare të Notit. Këtë vit, në Ohër do ë kemi mundësi të shohim gjithsejt 22 garues, 15 meshkuj dhe 7 femra./Telegrafi/