LAJMI I FUNDIT:

Prekëse: Deportohet familja shqiptare, gjermanët i japin lamtumirën me lot (Video)

Prekëse: Deportohet familja shqiptare, gjermanët i japin lamtumirën me lot (Video)

Është mbrëmja e së hënës (13 gusht 2017). Disa policë kanë mbërritur në Kirchbarkau, distrikt në Schlesëig-Holstein të Gjermanisë.

Duan të marrin një familje shqiptare të përbërë nga 6 anëtarë. Ata do të dëbohen dhe do të kthehen në Shqipëri.

Fëmijët hipin në makinë duke qarë, gruaja dhe burri përshëndesin me dorë miqtë dhe fqinjët të cilët kanë dalë t’i përcjellin. Sytë i mbushen me lot.


Ndërsa po hyjnë në makinë miqtë i japin lamtumirën duke kënduar “Amazing Grace”.

Policia nuk i lejon as të takohen për tu përshëndetur prandaj kjo është e vetmja mënyrë.

“Schlesëig-Holstein magazine” është një program televiziv që transmetohet në kanalin gjerman NDR, që i ka kushtuar emision pikërisht familjeve shqiptare të cilat edhe pse integrohen mjaft mirë në shoqërinë gjermane dëbohen.

Urdhri për të deportuar familjen ka ngjallur zemërim në distriktin e Kreis Plön.

Zyra e Emigracionit e qarkut nuk ka pritur vendimin e komisionit që po shqyrtonte dosjen e familjes e cila kishte mbërritur në Gjermani rreth vitit 2014/ 2015.

“I ati dhe nëna e tyre kishin pasur kërcënime kriminale në atdhe” shkruhet në ndr.de.

Me të mbërritur në Gjermani ata u vendosën në këtë distrikt dhe ishin integruar mjaft mirë.

Të gjithë flisnin gjermanisht. I ati punonte, njëra prej vajzave po arsimohej ndërsa fëmija i vogël nuk flet asnjë fjalë shqip.

Familjes C. i është refuzuar aplikimi për azil. Çështja po ndiqej në rrugë ligjore nga një avokat në Komisionin Social.

Një ngatërresë në adresën e emailit bën që çështja e tyre të mos shqyrtohet.

Tashmë dosja do të shqyrtohet nga një tjetër organ më i lartë por kjo nuk e ndihmon familjen, e cila të martën është kthyer në Shqipëri.

Në Ministrinë e Brendshme në Kiel shprehet keqardhje për rastin. Por sipas legjislacionit dëbimi quhet i ligjshëm.

Integrimi i përsosur i familjes në shoqërinë gjermane duhej të ishte marrë parasysh nga zyra e emigracionit” citohet të thotë një zyrtare, Jasmine Azazmah

Pamjet që tregohen në reportazh janë vërtet prekëse. Familje shqiptare e cila integrohet mjaft mirë në shoqërinë gjermane, e megjithatë deportohet. Banorët e këtij distrikti janë të indinjuar, qajnë dhe lëshojnë kritika të forta ndaj autoriteteve.”Mesa duket një dëbim i tillë nuk duhej të ishte bërë” thuhet në reportazh, informon Ora News.

https://www.instagram.com/p/BX5c9XsAhyj/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori