LAJMI I FUNDIT:

Kryestrategu i Trump: Nacionalistët e bardhë janë kllounë (Video)

Kryestrategu i Trump: Nacionalistët e bardhë janë kllounë (Video)

Ndërsa Donad Trump po akuzohet se nuk dënon hapur të djathtën ekstreme dhe grupet raciste, kryestrategu i Shtëpisë së Bardhë, Steve Bannon i cilësoi nacionalistët e bardhë si një grup kllounësh.

Bannon konsiderohet si truri pas axhendës nacionaliste të Presidentit, por në intervistën e rrallë për gazetën “The American Prospect”, ai tha se mbështet nacionalizmin ekonomik për të luftuar efektet negative të globalizimit, ndërsa shtoi se, sipas tij, etno-nacionalistët si ata të Virxhinias janë një grup kllounësh që duhet shtypur.


Intervista e Bannon vjen ndërsa ka dyshime për të ardhmen e tij, pasi vetë Trump i pyetur nga mediat tha se kjo mbetet për tu parë. Trump po kritikohet ashpër pasi fajësoi të dyja palët për dhunën në Virxhinia, duke barazuar racistët e nazistët me amerikanët që dolën për t’i kundërshtuar, por Bannon ishte shumë i qartë në këtë pikë. Bannon tha se nacionalistët e bardhë janë fare të parëndësishëm, por përfitojnë sepse marrin shumë vëmendje nga mediat.

Bannon kundërshtoi hapur shefin e tij edhe për Korenë e Veriut, duke thënë se ky konflikt nuk mund të zgjidhet ushtarakisht, pavarësisht komenteve të Trump për “zjarr dhe furi”, transmeton tch. Bannon tha se në 30 minutat e para të luftës hipotetike, Koreja e Veriut mund të vrasë me armë të zakonshme 10 milionë jugkoreanë që jetonë në Seul, vetëm 50 km larg kufirit.

Prandaj, pa u zgjidhur ky problem, nuk ka zgjidhje ushtarake dhe Koreja e Veriut ka avantazhin.

Në trend Botë

Më shumë
Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Serbia
Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Evropa
Katër fëmijë të moshës 13-vjeçe bien nga kulmi i palestrës në Gjermani – lëndohen rëndë

Katër fëmijë të moshës 13-vjeçe bien nga kulmi i palestrës në Gjermani – lëndohen rëndë

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Kalo në kategori