LAJMI I FUNDIT:

Sejdiu dënon sulmin ndaj gazetarit Olluri, thotë se kjo është pasojë e mungesës së sistemit të drejtësisë

Sejdiu dënon sulmin ndaj gazetarit Olluri, thotë se kjo është pasojë e mungesës së sistemit të drejtësisë

Deputeti i AKR-së, Korab Sejdiu ka reaguar ndaj sulmit të bërë mbrëmë ndaj gazetarit Parim Olluri.

Sejdiu përmes një postimi në Facebook, ka thënë se mungesa e një sistemi efektiv dhe funksional të drejtësisë mundëson që njerëzit e guximshëm që i kundërvihen të keqes në këtë vend të jenë cak i sulmeve të tilla.


Postimi i plotë:

Të gjithë jemi të shqetësuar me sulmin e mbrëmshëm ndaj gazetarit Parim Olluri. Mungesa e një sistemi efektiv dhe funksional të drejtësisë mundëson që njerëzit e guximshëm që i kundërvihen të keqes në këtë vend të jenë cak i sulmeve të tilla. Kot thirremi në nevojën e organeve të drejtësisë që të zbardhin rastet e tilla, kur ne vet kemi krijuar një ambient ku keqbërësit marrin guxim të keqtrajtojnë qytetarët e këtij vendi – në fakt jemi dëshmitarë që shpeshherë edhe vet organet e rendit dhe drejtësisë janë protagonistë të krimit. Sot, më shumë se kurrë, ekziston mundësia që t’ia jepim vendit kahjen e duhur, por kjo kërkon që të mendojmë mbi interesat personale dhe partiake, dhe të unifikuar t’i kundërvihemi të keqes në këtë vend. E vetëm kjo garanton që rastet si këto të fundit të parandalohen në të ardhen. Parimit i uroj kurim të shpejtë, dhe e inkurajoj që të vazhdojë rrugën e guximshme që e ka filluar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s

Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s

Lajme
Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës

Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës

Lajme
Diskriminimi i banorëve shqiptarë në Graçanicë, Avokati i Popullit: Rasti është në procedurë të hetimit

Diskriminimi i banorëve shqiptarë në Graçanicë, Avokati i Popullit: Rasti është në procedurë të hetimit

Jehona Hulaj
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori