Mbi dy milionë përdorues të telefonisë mobile dhe asaj fikse, që nga qershori i vitit të ardhshëm do të përdorin kodin telefonik të Kosovës +383 , duke i dhënë fund operimit të kodeve të huaja në Kosovë, bëjnë të ditur autoritetet kompetente.
Kurse që nga kjo javë pritet që numri i thirrjeve nga telefonia fikse e Kosovës, në vende të ndryshme të botës, të identifikohet me +383, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, drejtori teknik i Telekomit të Kosovës, Mehdi Latifaj.
“Vetëm nga linjat fikse nga Kosova thirrjet jashtë vendit, numri thirrës do të identifikohet +383, pastaj numri pasues nga cili rajon thirret”, thotë Latifaj.
Ndryshe, Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikimeve (ITU) në dhjetor të vitit të kaluar i ndau kodin telefonik +383 Kosovës, pas një marrëveshje të arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për telekomunikacionin, me lehtësimin e Bashkimit Evropian.
Kurse, thirrja e parë telefonike me këtë kod u realizua në shkurt të këtij viti nga Post Telekomi i Kosovës.
Kryetari i Bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, (ARKEP) Kreshnik Gashi, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se zbatimi i këtij procesi merr kohë për shkak se i paraprinë dy faza.
“Faza e parë është faza në të cilën bëhen thirrjet hyrëse në kodin +383 në telefonin mobile, e cila zgjat deri në fund të këtij viti. Kurse faza e dytë nis në fillim të vitit 2018, ku parashihet të bëhet ndërrimi i ‘sim’ kartelave dhe largimet përfundimtare të kodeve aktuale të telefonisë mobile”.
“Ndërkaq, sa i përket telefonisë fikse, kjo ka një afat më të shkurtër të zbatimit të kodit +383, që do të thotë deri në fund të këtij viti kodi +381 do të largohet përfundimisht nga përdorimi në telefonin fikse”, ka thënë Gashi.
Por, në zonat e banuara më shumicë serbe, bazuar në marrëveshjen e Brukselit, Kosova obligohet që të japë një leje të përkohshme dhe të kufizuar për një operator të telefonisë mobile serbe, MTS.d.o.
Ky operator, thotë Gashi, është i regjistruar në Kosovë dhe zbaton Ligjet e Republikës se Kosovës.
“Ky operator është i obliguar që të zbatojë edhe pjesën e kalimit në kodin+383, si në bazë të marrëveshjes së Brukselit, po ashtu edhe në bazë të planit të migrimit të hartuar nga ARKEP. Ky operator duhet të kalojë në numeracionin 383 në bazë të dinamikës se paraparë, njëjtë sikurse për të gjithë operatorët tjerë”, shprehet Gashi.
Aktualisht në Kosovë operojnë tre operatorë të telefonisë mobile dhe fikse, të cilët shfrytëzojnë kode të huaja ndërkombëtare. Telefonia mobile “Vala” shfrytëzon kodin e Monakos (+377), ajo e IPKO-s kodin e Sllovenisë (+386), kurse telefonia fikse shfrytëzon kodin e Serbisë (+381).
Në mungesë të kodit telefonik, vetëm Telekomi i Kosovës, që shfrytëzon linjën +377, thonë zyrtarë të kësaj kompanie, i ka paguar për shfrytëzim të kodit 3 milionë euro Telekomit të Monakos, kurse për humbjet komerciale deri në 6 milionë euro.
Po sipas tyre, kostoja e përgjithshme e shkaktuar deri më tani nga mungesa e kodit telefonik, Telekomit të Kosovës i ka kushtuar mbi 250 milionë euro. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit