Koalicioni LAA sot do të organizojë tryezë për të diskutuar rreth gjetjes së një zgjidhje për të dalë nga situata aktuale e krijuar pas zgjedhjeve të 11 qershorit.
Në këtë tryezë, koalicioni LAA ka ftuar Lëvizjen Vetëvendosje, minoritetet si dhe ekspertë të së drejtës kushtetuese, por ka injoruar deputetët e koalicionit PDK-AAK-Nisma, të cilët nuk janë ftuar në këtë tryezë.
Më poshtë keni ftesën e koalicionit LAA për këtë tryezë:
“Zgjedhjet e parakohshme të datës 11 qershor 2017 kanë prodhuar një rezultat zgjedhor, i cili është certifikuar nga ana e Komisionit Qendror të zgjedhjeve me datë 08 korrik 2017 . Me një vonese të konsiderueshme, presidenti i Republikës së Kosovës, në bazë të kompetencave kushtetuese ka thirrur seancën konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës më datë 3 gusht 2017.
Nga ajo datë e deri më tani, janë mbajtur edhe 4 vazhdime të seancës konstituive, në të cilat koalicioni PAN që ka dalë i pari sipas numrit të votave, nuk ka marrë pjesë në seancë. Duke qenë se sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014 vetëm ky koalicion ka të drejtë të propozimit të kandidatit për kryetar të Kuvendit, ka qenë e pamundur të konstituohet Kuvendi i Kosovës në mungesë të propozimit që duhet të vijë nga koalicioni PAN.
Nisur nga kjo gjendje e bllokadës lidhur me formimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet, “Koalicioni Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca Kosova e Re dhe Alternativa” (Koalicioni LAA), organizon tryezë diskutimi më datë 16 gusht 2017, në orën 11.00, në sallën N-409 ( Salla Alternative) në Kuvendin e Kosovës.
Qëllimi i tryezës është diskutimi dhe propozimi i modaliteteve për gjetjen e zgjidhjes në të cilën është futur Kuvendi i Kosovës që nga certifikimi i rezultateve zgjedhore të zgjedhjeve te parakohshme”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje