LAJMI I FUNDIT:

Ndalesa e plotë për lëvizje në pyje vazhdon vetëm për Makedonski Brod dhe Çashka

Ndalesa e plotë për lëvizje në pyje vazhdon vetëm për Makedonski Brod dhe Çashka

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave kumtoi se me kërkesë të NP ‘Pyjet e Maqedonisë’, sot ka miratuar tërheqjen e ndalesës së plotë dhe kthimit të ndalesës së pjesshme për lëvizje në pyje, përcjell Telegrafi Maqedoni. Por në rajonet ku është shpallur gjendje krize, gjegjësisht për Makedonski Beod dhe Çashka, mbetet në fuqi ndalesa e plotë për lëvizje në pyje.

Sa i përket ndalesës së pjesshme, ajo do të zgjasë deri në vlerësimin se është zvogëluar rreziku nga paraqitja e zjarreve në pyje. Kjo ndalesaë nuk vlen për të punësuarit në NP ‘Pyjet e Maqedonisë’ dhe subjektet që menaxhojnë me rajonet e mbrojtura, si dhe për turne të organizuara të turistëve.

Nga Ministria theksojnë se edhe krahas kthimit të ndalesës së pjesshme, kontrollet e përforcuara në terren nga ana e Policisë pyjore dhe Inspektoratit për pylltari dhe gjueti do të vazhdojnë me intenzitet të përforcuar dhe nuk do të lejohet që drunjtë e djegur të përfundojnë në qarkullim.


Sipas të dhënave të para nga NP ‘Pyjet e Maqedonisë’, këtë muaj janë regjistruar 56 zjarre dhe sipërfaqe e djegur prej 4.000 hektarë. Deri më tani ka përfunduar provedura e vlerësimit për 22 zjarre, nga të cilat dëmi është rreth 1 milion euro./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori