Jeff Haden, një nga njerëzit më me ndikim dhe më të njohur në ‘LinkedIn’ dhe autor i thuajse 30 librave të komunikimit dhe biznesit, ka shpjeguar se si njerëzit lehtë mund ta fitojnë besimin e tjerëve dhe të krijojnë imazh pozitiv për vetveten.
Telegrafi ju sjellë më poshtë disa karakteristika të cilat e bëjnë një person të duket më simpatiku në mesin e njerëzve të cilët e rrethojnë:
Njerëzit simpatikë nuk frikësohen të humbasin
Njerëzit simpatik nuk përpiqen të fitojnë në çdo gjë. Përkundrazi, qëllimi i tyre është të japin më shumë pa pritur ndonjë gjë në këmbim. Për ata, nuk është e vështirë pranimi i fajit, dështimeve apo të flasin për dobësitë e tyre. Dhe kjo është diçka që jo gjithsecili mund ta bëjë.
Ata në mënyrë të hapur mund t’ju thonë se kanë xhelozi për ju, apo mund t’ju kërkojnë ndihmë nëse nuk din ta kryejnë një detyrë të caktuar sepse e dinë se njerëzit e vlerësojnë sinqeritetin dhe emocionet e vërteta.
Simpatikët kërkojnë mirëkuptim të ndërsjellë
Shumica e njerëzve në mënyrë të pavetëdijshme kërkojnë kontradikta mosmarrëveshje, gjëra të cilat mund të shpien në një bisedë jo të kënaqshme. Por njerëzit karizmatik dhe simpatik gjithmonë kërkojnë mirëkuptim të ndërsjellë me çdo person.
Prandaj vetëm përpiquni të gjeni diçka të përbashkët me bashkëbiseduesin sepse kjo ju ndihmon ta filloni një bisedë interesante dhe të keni emocione pozitive.
Dinë t’i përdorin shprehjet e fytyrës dhe gjestet
Personat të cilët pëlqehen nga të gjithë – pra simpatikët – dinë t’i shprehin emocionet tejet mirë dhe në mënyrë të saktë. Ata janë të aftë që edhe historinë më mërzitëse ta rikthejnë në bisedë të kënaqshme. Duke bërë gjeste dhe shprehje të sakta të fytyrës ata e shfaqin disponimin e historisë në fjalë, ndërsa kjo ndihmon që bashkëbiseduesi të zgjojë interes. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?
Seksi më i mirë: pozat për orgazëm të sigurt dhe intensiv
Ushqimi ideal para dhe pas ushtrimeve
Nëse semaforët nuk funksionojnë, kush ka përparësi në kryqëzim? Vetëm shoferët më të mirë do ta dinë përgjigjen menjëherë
Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë
Zambaku i paqes: Gabimi i madh që bëjnë pronarët kur kujdesen për bimën e njohur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit