Koreja Veriore, që e kishte alarmuar ushtrinë e saj më 15 gusht, ka thënë se do të presë edhe pak për lansimin e raketave në territorin amerikan, pasi shefi i Pentagonit, Jim Matiss, ka paralajmëruar se një hap i tillë, “ shumë shpejt” mund të përshkallëzohet në luftë.
Në një deklaratë të prezantuar nga agjencia zyrtare e lajmeve të Penjanit KCNA, lideri i Koresë Veriore, Kim Jong Un, ka urdhëruar ushtrinë e tij të jetë e gatshme në çdo kohë për nisjen e raketave, mirëpo ka thënë se do të përcjellë se çfarë do të bëjnë Shtetet e Bashkuara edhe për një kohë, përpara së të marrë ndonjë vendim.
“Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë qenë të parat që kanë nisur një numër të pajisjeve bërthamore afër nesh, duhet të marrin vendimin e duhur dhe të tregojnë përmes veprave se kanë vullnet për uljen e tensioneve në gadishullin korean, në mënyrë që të evitohet ndonjë përplasje ushtarake e rrezikshme”, është cituar të ketë thënë Kim, nga agjencia e lajmeve KCNA.
Një fjalim i tillë nga lideri veri-korean, erdhi vetëm pak kohë, pas sekretari i Mbrojtjes, Jim Mattis, u ka thënë gazetarëve në Uashington se SHBA-ja është e gatshme të marrë masa ndaj çdo rakete të nisur në territorin e saj, duke e cilësuar një hap të tillë si akt të luftës.
“Në rast se lansojnë raketë drejt SHBA-së, kjo mund të përshkallëzohet shumë shpejt në luftë”, ka thënë ai.
Matiss ka thënë se sistemet e vëzhgimit të raketave në SHBA, mund të përcaktojnë nëse ndonjë raketë është nisur nga Koreja Veriore drejt tokës amerikane.
Koreja Veriore ka thënë gjatë javës së kaluar se është duke planifikuar lansimin e katër raketave në ishullin Guam, territor amerikan në Oqeanin Paqësor.
Mattis ka theksuar se beson që dy kombet duhet të rregullojnë mosmarrëveshjet e tyre në mënyrë paqësore rreth zhvillimit të sistemit të raketave balistike dhe armëve bërthamore të Koresë Veriore. /Rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKomandanti ukrainas: Koreano-veriorët po hedhin në erë veten që të mos na bien në duart tona
Studentët serbë deshën të recitojnë, sigurimi i pengon me forcë
Pamjet nga droni shfaqin pasojat e betejave të ashpra mes ukrainasve dhe rusëve në rajonin e Donetskut
Pamje nga momenti kur izraelitët lejojnë palestinezët të rikthehen në veri të Gazës
Izraeli i dërgon Ukrainës armë ruse?
Suedia sekuestron një anije pas sabotimit të kabllove në Detin Baltik
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës