Partia Demokratike deklaroi se “neni 273 i Kodit Penal, i cili është në fuqi edhe për miqtë e Edi Ramës, dikton se Aqif Rakipi mban përgjegjësi edhe për largim nga vendi i aksidentit, përgjegjësi që në vetvete denohet deri në 1 vit burgim”.
Me anë të një deklarate për shtyp, PD-ja iu rikthye rastit të aksidentit, duke u shprehur se “mbarë opinioni publik është i revoltuar se si gjithë shteti është vënë deri tani në shërbim të deputetit mik të Ramës dhe në kurriz të viktimës”.
“Largimi nga vendngjarja pas përplasjes për vdekje të Seit Sorrës, përveçse akt burracak i deputetit Rakipi, është edhe vepër e pastër penale që e rëndon pozitën e tij para ligjit. Por, miku i kryeministrit po përfiton nga Edi Rama i cili është në vijim të qëndrimeve të tij të njohura, pranë krimit e larg qytetarëve. Për më tepër që deputeti Rakipi njihet si pikë kyçe e ndërlidhjes së Edi Ramës me trafiqet. Partia Demokratike i kërkon Prokurorit të Pergjithshëm dhe Kreut të Parlamentit të nisin urgjent procedurat e heqjes se imunitetit të deputetit Rakipi dhe një hetim të plotë dhe të pandikuar të ngjarjes, në mënyrë që të ketë drejtesi për viktimën”, thuhte në deklaratën e Partisë Demokratike.
Por, PDIU-ja e cilësoi të mjerë reagimin e demokratëve. Sipas saj, ata po bëjnë rolin e hijenës dhe po përdorin një aksident tragjik si mënyrën më absurde për të bërë opozitë, kur akoma kanë 7 ministra në qeveri.
PDIU-ja i bëri thirrje Prokurorisë që të mos ndikohet nga ndërhyrjet dhe presionet politike, por të kryejë veprimet konform ligjit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Ratko Mlladiq hero i popullit” – grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij
Bujar Osmani: Qytetarët janë të lirë të vendosin vetë për zgjedhjet presidenciale
Ndalohen dy rusë në Jarinjë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit
Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër
KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'