LAJMI I FUNDIT:

Trump dënon dhunën në Virxhinia, thotë se racizmi është një e keqe

Trump dënon dhunën në Virxhinia, thotë se racizmi është një e keqe
US President Donald Trump speaks during the first meeting of the Presidential Advisory Commission on Election Integrity in the Eisenhower Executive Office Building next to the White House in Washington, DC, July 19, 2017. / AFP PHOTO / SAUL LOEB (Photo credit should read SAUL LOEB/AFP/Getty Images)

Presidenti amerikan Donald Trump, tha se “racizmi është një e keqe”, duke i quajtur Ku Klux Klan, neo-nazistët dhe supremacistët e bardhë si “kriminelë dhe banditë”.

Ai i bëri komentet në sallën e pritjeve diplomatike të Shtëpisë së Bardhë pas takimit me Prokurorin e Përgjithshëm, Jeff Sessions, si dhe drejtorin e FBI-së, Christopher Wray në lidhje me dhunën me motive raciste në Sharlotsvill të Virxhinias.

“Kushdo që ka shkelur ligjin në dhunën raciste këtë fundjavë, do të jetë përgjegjës”, tha Trump gjatë komenteve të shkurtra që bëri në Shtëpinë e Bardhë.


Deklarata erdhi dy ditë pasi ai nuk arriti të dënojë në mënyrë konkrete tubimin e supremacistëve ku u vra 32-vjeçarja Heather Heyer dhe u plagosën rreth 19 të tjerë nga një person, që sipas njoftimeve kishte prirje raciste dhe pro-naziste.