Sipas të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), borxhi publik ka arritur në 942.7 milionë euro në TM1 2017, që tregon për një rritje prej 18 përqindësh krahasuar me TM1 2016. Si përqindje e BPV-së, borxhi publik ka arritur në rreth 15 për qind nga 13.6 për qind sa ishte në TM1 2016.
“Sa iu përket shpenzimeve, pothuajse të gjitha kategoritë u karakterizuan me rritje përveç mallrave dhe shërbimeve të cilat shënuan rënie. Shpenzimet qeveritare për paga dhe mëditje shënuan rritje prej 0.6 përqindësh dhe arritën vlerën prej 136.6 milionë eurosh. Ky konstatim doli nga raporti i fundit i Bankës Qendrore të Kosovës për vlerësimin e tremujorit të parë të këtij viti”, është thënë në njoftimin e BQK-së.
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, ka vlerësuar se hyrja e Kosovës në borxh publik deri më tani nuk ka reflektuar në zhvillim ekonomik. Sipas tij, hyrja në borxh publik nuk duhet bërë për t’u rritur pagat dhe meditet, por ajo do të duhej të bëhej për projekte kapitale të cilat do të gjeneronin zhvillim ekonomik.
“Asnjë shtet në Ballkan dhe Evropë nuk mund të zhvillohet pa hyrë në borxhe për arsye se nevojiten gjithmonë investime, por asnjë shtet nuk hyn në borxhe për t’i rritur pagat. Prandaj, kjo është e dëmshme për vendin tonë, pasi borxhi në Kosovë po rritet nga viti në vit. Krahasuar me vitin 2014, borxhi publik është rritur 100 për qind dhe kjo nuk ka dhënë ndonjë rezultat në zhvillimin ekonomik të vendit. Pra, kjo nuk është bërë për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe, po ashtu, nuk ka të bëjë me zhvillim afatgjatë të pakënaqësive sociale. Ne kemi pasur projekte zhvillimore. Edhe sikur të hynim në borxhe me këto projekte do të gjeneronin zhvillim, kurse borxhi do të kthehej pa e vërejtur qytetari”, ka thënë Shahini.
Ndërkaq njohësi i çështjeve ekonomike, Ibrahim Rexhepi, ka thënë për gazetën “Epoka e re” se rritja e shpenzimeve për paga në sektorin publik në normën prej 0.6 përqindësh mund të ketë ardhur në sajë të punësimeve apo kompletimeve të stafit në agjencitë buxhetore.
“Duhet ta keni parasysh se rritja e pagave nuk është në ndonjë nivel shqetësues, meqenëse mund të ketë pasur korrigjime të lehta, punësime apo kompletime të stafit në agjencitë buxhetore. Madje, me rëndësi është që ato të mbeten brenda kornizave ligjore, përkatësisht projeksioneve të miratuara në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Rexhepi.
Problemi më i madh sipas tij, është rritja e shpejtë e borxhit publik. Sipas tij, shqetësuese mbetet dinamika e shpejtë e emetimit të letrave me vlerë. “Borxhi publik ende nuk ka arritur në nivelin për shqetësim. Megjithëkëtë, arsyeja pse Qeveria hyn në borxh si dhe dinamika e shpejtë e emitimit të letrave me vlerë në një të ardhme të afërt paraqesin rrezik”, tha Rexhepi.
Valdrin Dervishaj nga Forumi për Politika Zhvillimore (FPZh) ka thënë se rritja e borxhit aktual është e menaxhueshme mirëpo, sipas tij, rritja nuk do të duhej të ishte dyshifrore. “Tavani i borxhit shtetëror është i përcaktuar me legjislacion. Kjo shifër e rritjes së borxhit nuk tregon ndonjë rrëzim. Megjithatë, rritja nuk duhet të jetë rritje dyshifrore nga viti në vit”, ka thënë Dervishaj. /Epoka e Re/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBesim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë
Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese
Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës, 10 vite suksese dhe bashkëpunime
Lufta ndaj parave të falsifikuara, BQK: 2.5 milionë monedha nga 2 euro janë tërhequr nga qarkullimi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore