Ditë më parë të gjithë ishin dëshmitarë të një bastisje të madhe që ndodhi në “Zone Club” në Prishtinë, pronar i së cilit është Petrit Kllokoqi, vëllau i motrave Blerina dhe Blerta Kllokoqi – Rugova.
Dy motrat e njohura, njëherësh nuse të shtëpisë së familjes Rugova, kanë reaguar përmes një statusi lidhur me këtë ngjarje që ndodhi në Prishtinë, ku e panë të paarsyeshëm bastisjen e clubit.
Ato përmendin si shembull babanë e tyre, i cili me profesion ishte polic, por që nuk ngjason me policët që atë natë urdhëruan bastisjen në “Zone Club”.
Sipas tyre, një akt i tillë ka ndikuar që të haset në pastërti të plotë në clubin në fjalë, si dhe në traumatizimin e panevojshëm të afro 300 të rinjëve.
Ky është shkrimi i plotë:
“Babë, po të drejtohem ty dhe vetëm ty!
Unë jam rritur me uniformën e policisë. Jam rritur me edukatën që ti na e ke dhënë se si duhet respektuar institucioni shtetëror e sidomos uniforma e policisë. Na ke edukuar si është më së miri me i respektu organet shtetërore, se shteti është shtet, gjithmonë na ke thënë, dhe nëse ne nuk e respektojmë kush do të na e respektojë. Unë e di që ti e don me zemër punën që e kryen. E di që gjithmonë je i drejtë karshi qytetarëve. E di edhe që i arsyeton gjithmonë kolegët e tu, se tek e fundit kolegë i ke, pse jo, ndoshta edhe për të mos njollosur institucionin më të rëndësishëm të Shtetit të Kosovës-Policinë e Kosovës, nuk e di. Besom që po të arsyetoj edhe unë ty. Por, A JANË EDHE TË TJERËT SI TI?! ????????????
Dhe tani babë, a më tregon diçka si babë e vajzë?!? Si e arsyeton një vendim që të dërgohen qindra individë pjestarë të Policisë së Kosovës, njësite të ndryshme, në një diskotekë në kohën kur aty janë 3000 të rinjë e të reja, kinse për të kërkuar dikë, duke i ndërpre aktivitetin biznesor në kohën kur frekuentimi është maksimal duke u shkaktuar dëme si fizike si materiale (se nuk paskan pasur mundësi me gjetë diku tjetër atë “dikë” që po e kërkojkan), traumatizojnë e terrorizojnë thesarin e vendit tonë: RININË, që prezantojnë të ardhmen e vendit tonë, që mezi presin me u bë vikend e me dal me kalu pak kohë jashtë realitetit?!? Si e arsyeton rrahjen brutale që po nga ata policë të fshehur pas maskave u bëhet pronarëve të një biznesi të madh me 170 puntorë, të rinjë e të reja që sigurojnë bukën e gojës nga të ardhurat që marrin nga ky biznes, vetëm e vetëm se kanë fuqi dhe u duket vehtja Zot pse fshihen prapa asaj uniforme blu?!? A ka profesionalizëm këtu?!? Ekziston një rregull e pathënë me sa di unë: Nëse të shtyn shtyje, nëse të prek preke, nëse ta mëshon mëshoja. Por nuk ekziston asnjë rregull e thënë dhe e pathënë që lejon personin që fshihet nën masken e uniformën e policisë me ushtru dhunë ndaj individëve që nuk kanë fuqi proporcionale me ta. Unë i kam pa inqizimet babë, dhe po flas me fakte!!!
Kërkoj përgjegjësi dhe reflektim direkt të inspektoratit kompetent në identifikimin e akterëve që kanë inicuar një operacion kërkimi të një individi në një klub ku brenda gjindeshin 3000 musafirë duke penguar, terrorizuar e rrahur musafirë e menaxhment, për qëllime e motive ende të panjohura si dhe identifikimin dhe suspendimin e pjestarëve të Policisë së Kosovës që kanë ushtruar dhunë ndaj menaxhmentit të ZONE Club duke keqpërdorur detyrën zyrtare në mënyrën më çnjerëzore të mundëshme. Gjithnjë flas bazuar në fakte!!!
E di që ti prap ke me i arsyetu. E di. Sepse ti nuk mund të paramendosh t’i bësh keq dikujt. Uroj që edhe unë të rikthej besimin që kisha në Policinë e Kosovës, duke u nisur nga veprimet e tua të drejta që prezanton denjësisht figurën shembull të një Polici të Kosovës, ashtu si unë i kam paramenduar të gjithë, por për momentin jam shumë shumë e zhgënjyer. Më fal!
“ZONE” PROUD OF U! Keep going guys… 3000 musafirë, 170 staf dhe ZONË E PAQTË SI LOTI!” /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Xum Allushi eliminohet nga Big Brother VIP Albania 4
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Gert Ferra me akuzë ndaj Laert Vasilit: Zure dashnore gruan e drejtorit të Teatrit
Hayden Panettiere thotë se vendimi që vajza e saj të qëndronte me Wladimir Klitschkon ishte ‘zemërthyes’
Elon Musk fotografohet në Saint Tropez me të dashurën e re, 27 vjeçaren Natasha Bassett
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!