LAJMI I FUNDIT:

Kroacia tërheq Rregulloren për kontroll të importit bujqësor

Kroacia tërheq Rregulloren për kontroll të importit bujqësor
Foto: Arkiv

Ministri për bujqësi i Kroacisë, Tomislav Tolušić, sot ka shpallur vendimin për tërheqjen e Rregullores për kontroll fitosanitar të pemëve dhe perimeve që importohen nga vende që nuk janë anëtare të BE-së, rregullore me të cilën çmimet e inspekcioneve u rritën për mbi 22 herë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Vendimi i ministrit Tolušić vjen pas reagimeve të ashpra nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, ndër të cilat edhe Maqedonia, vende këto që u goditën në mënyrë direkte nga vendimi i ndryshimit për inspekcione nga ana e shtetit kroat.

Kjo rregullore kishte caktuar një çmim prej 2.000 kuna, gjegjësisht 270 euro për çdo lloj të pemëve dhe perimeve, që në praktikë nënkuptonte se për një kamionetë që në Kroaci transporton pesë lloje të ndryshme të prodhimeve bujqësore do të duhej të paguajë 10.000 kuna, gjegjësisht 1.350 euro.


Në një takim të përbashkët në Sarajevë, ditën e hënë, ministrat për bujqësi të Maqedonisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Serbisë dhe Malit të zi kërkuan që Kroacia në mënyrë urgjente të shfuqizojë rregulloren në fjalë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori