LAJMI I FUNDIT:

Lokalizohet zjarri që kërcënonte manastirin “Treskavec” në Prilep

Lokalizohet zjarri që kërcënonte manastirin “Treskavec” në Prilep

Është shuar zjarri që dje dhe mbrëmë gjatë natës kërcënoi manastirin “Treskavec” afër Prilepit. Sipas Stanko Koleski, shef i njësisë zjarrfikëse të Prilepit, mbi 100 vullnetarë janë paraqitur në thirrje dhe në orët e hershme të mëgjesit zjarri është shuar.

Zjarri pyjor i kanoset manastirit në Prilep
Lexo po ashtu Zjarri pyjor i kanoset manastirit në Prilep

Megjithatë, disa flakë të zjarrit ende janë aktive në pjesën e ulët, drejt fshatit Gorno Sello dhe Mramorani, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në rajonin e Prilepit ende janë aktive dy zjarre të mëdha. Njëri është në zonën e fshatrave Bonçe dhe Krushevicë. Atje janë kapluar 150 hektarë pyje të përziera dhe terreni është vështirë i kalueshëm. Tashmë pesë-gjashtë ditë është aktiv edhe zjarri rreth fshatit Nikodin të Prilepit. Atje janë kapluar rreth 250 hektarë pyje. Dje u invervenua me helikopter të ARM-së, ndërsa sot pritet të arrijnë kanderë nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim”, tha Koleski./Telegrafi/