LAJMI I FUNDIT:

Zeka: Deklaratat e Hotit dhe Behgjet Pacollit, janë pozitive për zhbllokimin e situatës

Zeka: Deklaratat e Hotit dhe Behgjet Pacollit, janë pozitive për zhbllokimin e situatës

Deputeti i “Nisma për Kosovën”, Milaim Zeka, ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosja(VV), është duke e bllokuar qëllimisht parlamentin.

Ai në hollin e Kuvendit ka thënë para mediave se “I bënë thirrje VV-së që të përshtaten me jetën dhe kulturën parlamentare”, duke shtuar se “këta ende po e shohin veten duke gjuajtur me gurë në rrugë”.

“Na i kemi numrat për formimin e Qeverisë, të jeni të bindur…”, ka shtuar Zeka.


Sipas tij, deklaratat e shefit të grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Avdullah Hoti, i kanë vrarë ëndrrat e VV-së për ta formuar Qeverinë e vendit.

“Ka lëvizje pozitive për zhbllokim të situatës. Sidomos deklarata e Hotit dhe Behgjet Pacollit. I bëjë thirrje publike që të ndikojë me autoritetin dhe mentalitetin e tij liberal, në mënyrë që të zhbllokohet situate. Nëse zhbllokohet parlamenti, do të dalim të numrat. Nëse PAN-i nuk i ka numrat, atëherë Hoti dhe Kurti le ta formojnë Qeverinë. Unë dyshoj që VV nuk i ka numrat, nëse VV nuk i ka numrat, pse po ia imponon PAN-it emrin”, ka theksuar Zeka. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Politikë
Kalo në kategori