LAJMI I FUNDIT:

Në Veles vaksinohen 7.000 krerë gjedhe

Në Veles vaksinohen 7.000 krerë gjedhe

Në rajonin më të gjerë të Velesit, duke përfshirë edhe komunat Gradsko dhe Çashka është në përfundim procesi i vaksinimit të bagëtisë kundër sëmundjes ‘lëkura e pezmatuar’, informojnë nga Stacioni veteriner i Velesit.

Siç informoi dr. Dimçe Dimitrievski, drejtor i Stacionit të veterinarisë, me këtë vaksinim janë përfshirë 7.000 krerë gjedhe në rajonin e Velesit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Ky aksion është preventiv, me qëllim të mbrojtjes së bagëtisë nga kjo sëmundje e rëndë, e cila këtë vit ka hyrë edhe në listën e vaksinave të detyrueshme vjetore. Vaksinimi kryhet në pajtim me urdhërin e Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari’, përfundoi dr. Dimitrovski.


Kjo sëmundje për herë të parë u vërejt më 18 prill të vitit të kaluar dhe u vërtetua më 21 prill në fshatin Çiflik të Demir Kapisë dhe më pas edhe në tetë komuna tjera në mbarë vendin./Telegrafi/