Të gjitha rrëfimet e moçme fillojnë me Havën edhe Ademin. Legjislaturat tona fillojnë me Florën dhe Ademin. Njëherë Flora, tash Ademi, kapen për karrige të kryeparlamentarit dhe lëshojnë rrënjë. Këto nuk janë rrënjët e krizës… janë vetëm degët. Rrënjët janë jashtë Parlamenti…. E politika jonë i ka ndreq punët e veta, tash po luan shah në Parlament.
Njëherë për njëherë e kemi një pat pozicion, i cili mund të ndryshohet nëse koalicionet apo edhe partia e re ma e madhe në vend, sakrifikojnë diçka, ndonjë figurë. Ndoshta mbretin, mbretëreshën, artilerinë e rëndë apo edhe kalin, përkatësisht kuajt. Kush është mbreti, mbretëresha, apo kuajt, në këtë lojë, është goxha e vështirë të thuhet, edhe pse ka fjalë, sidomos nga publiku, se krejt kjo në fakt, aspak nuk ngjanë në lojë shahu, por më tepër ngjan të jetë një lojë tjetër, vendore, popullore, e cila luhet me topa, apo më saktë me toptha. Jo me një, por me dy, toptha, ose thënë më saktë, në dialekt, me dy tope. Kështu po luan politika me popullin, këtë lojë, e populli është mësuar të luajnë me të dhe nuk ankohet për lojën.
Ajo me të cilën nuk është mësuar populli ynë, i lashtë gjithsesi, është, që politike të jetë në shërbim të qytetarëve, por kjo nuk ka ndodhur ende dhe nuk pritet të ndodhë së shpejti. Por, të kthehemi te shahu, në parlament dhe pozita pat. Pyetja kyçe është nëse mund të sakrifikohet, mbreti në shah? Sakrifikimi i figurave të tjera vështirë se kryen punë. Kështu, mund të tejkalohet kjo krizë parlamentare. Humbet loja, me automatizëm nëse sakrifikohet mbreti? Mund të vazhdohet loja pa mbret? Këto pyetje sfidojnë vetë rregullat e lojës së lashtë.
Është e qartë se mbretëresha apo edhe kali si figurat më të përfolura të cilat sakrifikohen kurdo që ka nevojë për me e e prishë konjukturën, baraspeshën, mund të jepen, si një sakrificë e madhe, veç për të fituar lojën. Shpeshherë edhe ka ndodhur të fitohet loja, pikërisht kur është sakrifikuar ndonjë figurë e madhe, ose së paku është nxjerrë një pat pozitë. Pat pozita, pastaj të fortit i lejon të bëjë pazare politike. Sa e ka çmimin secili nga deputetët? Sa janë në shitje?
Është një barsoletë shumë e njohur, në të cilën vjehrra përqeshet se nuk di të luaj shah, përndryshe përse do të jepte mbretëreshën për kali? Por kësaj radhe, mbretëresha nuk kryen punë, e qe besa as kali. Parlamenti ynë ka hyrë në pat pozicion. Gjashtëdhjetë me gjashtëdhjetë. Askush nuk e ka të qartë se a janë blerë apo nuk janë blerë votat.
Në këtë kolumne, figura e mbretëreshës nuk na lidhet kurrkund, përpos nëse nuk e konsiderojmë “princeshën” nga familja e ish presidentit, si një figurë të sakrifikuar në lojën parapolitike të quajtur “Konstituimi i institucioneve” të reja të republikës. “Princesha”, padyshim kur e ngriti dorën për të votuar propozimin e koalicionit PAN, u sakrifikua vet, ose ndoshta edhe e sakrifikuan, dhe të gjithë e kuptuan mesazhin se Rugova nuk është më me LDK-në, por i takon familjes së tij, dhe e kundërta, pra se LDK-ja nuk është më me Rugovën, nëse nuk është me familjen e tij.
Sido që të jetë, ashiqare, dora e ngritur, e deputetes më të re të legjislacionit të gjashtë të kuvendit të republikës, mund të jetë edhe fundi i saj politik, por mund të jetë edhe guri i parë nga koalicioni LAA që rrokulliset, drejt e në prehrin e oligarkisë e cila nuk do, se nuk do, të kalojë në opozitë, pasi që të gjitha nyjet e pushtetit i kontrollon vet. E përse të shkojë në opozitë?
Por, nuk bëhet fjalë për “princeshën”, këtu. Nuk po mjafton sakrifikimi i saj. Po kërkohet sakrifikimi i vet figurës kryesore, dhe ai, së paku publikisht u tregua i gatshëm të abdikoj në favor të mbretit të ri, e të pafat, i cili as në mandatin e parë nuk arriti ta formësoj vizionin e tij të përfolur për administratën e përsosur. Në fakt, ish-kryeministri dhe njëkohësisht kandidati i tanishëm për kryeministër, ende flet me nostalgji dhe entuziazëm për 100 ditët, kur administrata nuk flinte fare dhe funksiononte perfekt, edhe pse ishte kohë e shkurtër dhe qytetarët nuk arritën të shohin ndryshimin.
A mund të luhet loja e shahut pa mbret? A mund të sakrifikohet vet mbreti, ose edhe më saktë a mund të ndërrohet ai me ndonjë figurë tjetër? E dimë se mbretëresha dhe figurat e tjera të mëdha mund të sakrifikohen dhe , pastaj gjatë lojës, secili pion, nëse del “i gjallë” në krye të tabelës shndërrohet në figurë të madhe, pra mbretëreshë, ose artileri të rëndë, por mbret, ende nuk ka ndodhur të bëhet. Në fakt, rregullat e lojës nuk e lejojnë.
Por, ku ka rregulla politika jonë? Ju do të thoni se shahu dhe politika ballkanike dallojnë shumë, sepse në këtë të dytën jo vetëm se nuk ka rregulla, por nuk dihen as figurat. Krejt janë pionë të vegjël që ëndërrojnë të ngjiten në krye të tabelës dhe të bëhen figura. Nuk dihet kush është kali, kush mbretëreshë e madje as kush është mbret. Kali sipas rregullit nuk mund të shndërrohet në mbret, ndërkohë që mbreti mund ti hip kalit e të ikë nga tabela e lojës dhe në vend të tij të vij ndonjë oficer, apo militant që të kryesoj lojën.
Ka shumë gjasë, që me këtë situatë nuk shkon metafora e shahut as nuk hyjnë në punë figurat. Loja jonë tradicionale dhe njëkohësisht ende aktuale, është pitpidaku dhe krejt lojërat e tjera të çobanëve me thupra thane . Pastaj, ku ka mbret, në lojërat e çobanëve? Mbreti gjithnjë është diku larg, dhe i lumtur e hanë bukën e tij me sheqer të bardhë…!
Lëreni krejt këtë llaf. Mbreti nuk është fare mbi tabelë. Ai me gjithë thuprën e tij, po i përzien përsëri pionët dhe situatat prej prapavije dhe suksesshëm po e mban vendin në krizë. Sakrifikimi i mbretëreshës apo artilerisë, nuk ndryshon asgjë. Po mbreti?
Krejt puna ka mbet te një votë dhe kriza mund të vazhdojë nën përkujdesjen e institucioneve. Sa kushton një votë?
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
I "uritur" për më shumë minuta - Arda Guler pajtohet t'i bashkohet gjigantit evropian këtë muaj
"Favoriti sekret" i Ballakut për ta fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon - do ta trondiste botën e futbollit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar