LAJMI I FUNDIT:

Nis fushata sensibilizuese kundër trafikimit me qenie njerëzore

Nis fushata sensibilizuese kundër trafikimit me qenie njerëzore

Ministria e Punëve të Brendshme në kuadër të objektivave dhe aktiviteteve të Strategjisë Nacionale kundër Trafikimit me Njerëz, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe anëtarët e Autoritetit Kombëtar, sot kanë marrë pjesë në shpërndarjen e fletushkave dhe postareve, në pikën e kalimit kufitar në Vermicë.

Hapjen e fushatës e bënë drejtori i Sekretariatit të Strategjive të MPB-së, Naim Muja, drejtori i Drejtorisë për Migrim dhe të Huaj, kolonel Rrahman Sylejmani dhe drejtori i Drejtorisë për Hetimin e rasteve të Trafikimit me Njerëz, major Fehmi Xhata.


Kjo fushatë po bëhet pas hartimit të formave të unifikuara që janë bërë gjatë vitit 2016, si rezultat i bashkëpunimit trelateral mes Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi, për zhvillimin e një komunikimi sistematik dhe strukturor, bazuar në protokollet për bashkëpunim.

Ndryshe, Kosova dhe Shqipëria, me autoritetet relevante dhe me përkrahje nga partnerë të shoqërisë civile, të organizatës Terre Des Homes nga takimet e mbajtura kanë dalë rekomandimet për fushatë të përbashkët sensibilizuese kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, dedikuar fluksit të turistëve gjatë sezonit veror./KP/Telegrafi/