Patriotizmin si ndjenjë e filozofi mund ta dallojmë lehtë te secili shqiptarë që jeton në Luginë, pos te politikanët shqiptarë që na përfaqësojnë. Të gjithë ata shqiptarë që me gjithaq forcë i ruajnë tokat e të parëve edhe përkundër gjithë atij diskriminimi shtetëror, konsiderohen patriotë të vërtetë të kohërave tona. Vetëm politikanët shqiptarë të kësaj treve jo! Ata bile janë fajtori kryesor për shpërnguljen e detyrueshme të shqiptarëve nga kjo anë.
Mjafton t’i shikosh me dhjetëra shembuj të intelektualëve të Luginës që veprojnë dhe jetojnë në Kosovë dhe e gjeni ndërlidhjen. Mos t’flasim më pastaj edhe për atë pjesën që është e shpërngulur në Evropë, me të cilën tallen politikanët tanë. Ata janë njëri prej faktorëve financiar kryesor për neve, e shiheni si i trajtojnë politikanët dhe shoqëria jonë e nxitur nga ata.
Është kaq e thjeshtë për t’u dukur e pamundur! Mjafton t’ia heqim nga prioritetet, interesat personale e klanore politikanëve tanë dhe ata demaskohen lehtë. Iu del interesi personal shumë më lartë se interesi nacional, në radhitjen e prioriteteve të tyre politike dhe ekonomike.
Për këtë arsye këta politikanë o duhet të reflektojnë o duhet dhënë dorëheqje nga këto pozita, privilegjet e së cilave kërkojnë edhe sakrifica. Gjë për të cilën nuk u brengosën këta politikanë. Nuk sakrifikuan kurrë asgjë!
Në të vërtetë, ata na sakrifikuan ne, të gjithëve, për interesat e tyre personale. Në këtë kontekst, padyshim se në një krahasim të thjeshtë me qytetarin e rëndomtë shqiptar të Luginës, nacionalizmi fle më shumë në krahun e këtij të fundit. Qytetarët, p.sh vazhdojnë t’i kultivojnë traditat kombëtare. Nuk ka dasmë në Luginë që realizohet pa prezencën e flamurit tonë kombëtar, i cili me krenari paraqet identitetin tonë, vetëm të politikanëve tanë jo. Këngët dhe vallet shqipe nuk rreshtin duke u dëgjuar e performuar nëpër sheshet e qyteteve tona.
Gjithkush flet shqip në Luginë, pos politikanëve tanë! Ata të cilët shqipen as se flasin e as se njohin mirë. Në vetëm një deklaratë të tyren publike është e pamundshme mos t’i gjeni me dhjetëra gabime gjuhësore. Të njëjtit, në kohën kur në tërë rajonin ka filluar të diskutohet në të mirë çështja e shqiptarëve, kënaqen me realizimin e disa projekteve lokale. Analizoni këto investime me të arriturat e fundit politike të shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni dhe Mal të Zi p.sh.
Ju mund të thoni se ata janë më shumë në numër, por edhe ne nuk jemi pak! Këta politikanë as numrin e saktë të banorëve tanë nuk e dinë, paramendoni. S’kanë as statistika të elementare! Mos t’flasim për regjistrim të popullsisë. Duke mos qenë unikë, ata vetëm sa dëmtuan procese të rëndësishme politike në vendin tonë.
Për këtë arsye këta politikanë duhet të reflektojnë ose mos t’i mbajnë peng përgjegjësitë dhe investimet nacionale.
Serbia nuk e ndërron qasjen karshi shqiptarëve. Kurrë! Këta e dinë mirë këtë punë edhe vazhdojnë të ndjehen inferiorë karshi pushteteve politike serbe. Presidenti i Serbisë mund p.sh ta rregullojë problemin ekonomik të shqiptarëve të Luginës me një telefonatë. E dinë këtë edhe përfaqësuesit tanë politikë. Por, ata e dinë edhe se po ky president, nuk do të tolerojë kurrë avancimin e të drejtave dhe lirive themelore të shqiptarëve të Luginës.
Ato të drejta, shqiptarët e Luginës duhet t’i fitojnë vetë. Nëpërmjet politikanëve të tjerë, që guxojnë t’i kundërvihen diskriminimit shtetëror serb karshi shqiptarëve të Luginës.
Serbia nuk na jep të drejtat në këtë mënyrë. S’ia pat dhënë as shqiptarëve të Kosovës.
Andaj, shoqëria jonë, duhet të fillojë ta ndërtojë një mendësi të re politike, në të cilën këta politikanë nuk kanë vend.
I ka ardhur koha!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-7-780x439.png)
Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës
![Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-27-780x439.png)
Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan
![Rama i drejtohet SPAK: Mos bëni gabim të kërkoni telefonin tim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/edi-rama-780x439.jpeg)
Rama i drejtohet SPAK: Mos bëni gabim të kërkoni telefonin tim
![Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/koreografia-780x439.jpg)
Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej
![Haziri: LDK ka pasur zot shtëpie dhe ka lënë rend shtëpie, pa LDK-në nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/478077845_1194798422013482_1061800151648555614_n-780x439.jpg)
Haziri: LDK ka pasur zot shtëpie dhe ka lënë rend shtëpie, pa LDK-në nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese
![Egli e prekur pas situatës së krijuar në BBVA, Gjesti: Nuk kam bërë lojë me ty](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_12-13-780x439.png)
Egli e prekur pas situatës së krijuar në BBVA, Gjesti: Nuk kam bërë lojë me ty
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re