LAJMI I FUNDIT:

ATI-KOS ndërton në Gjakovë “Qytetin e Mençur” nëpërmjet teknologjisë Interneti i Objekteve

ATI-KOS ndërton në Gjakovë “Qytetin e Mençur” nëpërmjet teknologjisë Interneti i Objekteve

ATI-KOS (www.ati-kos.com) ka implementuar në Kosovë për herë të parë konceptin e Qytetit të Mençur nëpërmjet teknologjisë Interneti i Objekteve apo i njohur globalisht si “Internet of Things”.

Në bashkëpunim me Komunën e Gjakovës, ATI-KOS ka implementuar një zgjidhje inovative që përfshin shtyllat shumëfunksionale, pajisje dhe senzorë të ndryshëm të lidhur në sistem si dhe rrjetin telekomunikues të bazuar në fibrat optike.


Koncepti i Qytetit të Mençur sot është një term i njohur globalisht por që në Kosovë është në fillet e saja. Ndërtimi dhe zbatimi i një sistemi të këtillë, të bazuar në shtyllat multifunksionale, senzorët e ndryshëm, infrastrukturën telekomunikuese dhe në aplikacionet softuerike – është unik jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë.

Ky sistem i ndërtuar nga ATI-KOS dhe përfshin funksione të ndryshme të bazuara në  Protokollin e Internetit, që si i tillë mundëson një fleksibilitet të lartë në menaxhimin e shërbimeve të instaluara.

Rrjeti telekomunikues i bazuar në fibrat optike, mundëson kyçjen e një numri të madh objektesh të ndryshme nën një menaxhim unik. Në fazën e parë janë kyçur rreth 60 objekte të ndryshme (kamera të sigurisë, senzorë të ndryshëm për matjen e parametrave të ambientit, WiFi e qytetit, Sistemi publik i zërimit, LED Monitori për njoftime, Llamba e mençur etj.)

Web aplikacioni (http://smartcity.e-komuna.com) iu mundëson qytetarëve qasje të shpejta për monitorimin e parametrave të ajrit (temperaturës, dioksid karbonit, lagështisë së ajrit, sasisë së reshjeve etj.) dhe poashtu mundëson nxjerrjen e diagrameve ditore, mujore dhe vjetore për secilin parametër.

Gjakova Qytet i Mençur është zgjidhje unike në tregun shqiptar, e cila i mundëson komunës të jetë më afër qytetarit dhe në të njëjtën kohë ofron për qytetarët më shumë informacione dhe shërbime. Sistemi i Qytetit të Mençur ka krijuar një rrethinë punuese e cila është e gatshme për t’u plotësuar me zgjidhje tjera inovative që do të ndërtohen në të ardhmen.

ATI-KOS do të vazhdon me implementimin e këtij projekti edhe në qytete tjera në Kosovë dhe Shqipëri, duke  shndërruar në këtë mënyrë të gjithë hapësirën shqiptare në një hapësirë “të mençur”, më  inspiruese, më kreative dhe që ndërvepron mes vete.

Në trend Teknologji

Më shumë
Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Teknologji
Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Lojëra
Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Teknologji
Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Teknologji
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Teknologji
Prodhuesi i pjesëve kompjuterike Logitech ndërpret rënien e shitjeve prej dy vitesh e gjysmë pas një bumi të nxitur nga pandemia

Prodhuesi i pjesëve kompjuterike Logitech ndërpret rënien e shitjeve prej dy vitesh e gjysmë pas një bumi të nxitur nga pandemia

Teknologji
Kalo në kategori