LAJMI I FUNDIT:

Dy të arrestuar, dyshohen për vrasjen e të riut nga Vushtrria që u gjet në lumin “Sitnica”

Dy të arrestuar, dyshohen për vrasjen e të riut nga Vushtrria që u gjet në lumin “Sitnica”

Policia e Kosovës bëri të ditur se për vrasjen e Kujtim Mehollit nga Akrashtica e Vushtrrisë janë arrestuar dy persona, ndërsa në shtëpinë e të arrestuarve janë gjetur prova materiale që ndërlidhen me veprën penale.

Bazuar në raportet preliminare të hetuesve policor dhe dyshimet e ngritura, nga ana e prokurorit të rastit është kualifikuar si “Vrasjes e rëndë”.

Lexoni të plotë njoftimin e policisë:


Më 07.08.2017, rreth orës 01:50, në Stacionin Policor Vushtrri, nga ana e familjarëve ishte raportuar rasti “person i zhdukur”.

Sipas familjarëve, K.M., 31 vjeçar, i gjinisë mashkull, që nga orët e para të mesnatës se datës 6 gusht 2017, kishte dalë nga shtëpia dhe nuk dihej vendndodhja e tij.

Policia inicion rastin dhe fillon hetimet. Pesë orë më vonë pasi ishte raportuar rasti, rreth orës 07:25, të datës 7 gusht 2017, policia ka pranuar informacion se në lumin Sitnica  nga ana e familjarëve ishte gjetur pa shenja jete trupi i viktimës.

Në vend ngjarjes kanë dalë të gjitha njësit e nevojshme policore përfshirë edhe prokurorin e rastit. Pas përfundimit të këqyrjes së vendit të ngjarjes, nga ana e prokurorit të rastit është urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet për obduksion mjeko-ligjor.

Bazuar në raportet preliminare të hetuesve policor dhe dyshimet e ngritura, nga ana e prokurorit të rastit është kualifikuar si “Vrasjes e rëndë”.

Mbi dyshimet e bazuara në orët e mbrëmjes së datës 7 gusht 2017, hetuesit policorë kanë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar për vepër penale “ vrasje e rëndë”, përveç arrestimit hetuesit policorë kanë realizuar edhe kontroll në shtëpinë e të dyshuarve, me ç’ rast janë gjetur prova materiale që ndërlidhen me veprën penale. /Telegrafi/

Me urdhër të prokurorit të rastit dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

Hetuesit policor nën udhëheqjen e prokurorit të rastit janë  duke zhvilluar  hetime për zbardhjen plot të rrethanave të këtij rasti.

Në trend Lajme

Më shumë
Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip

Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip

Lajme
Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt

Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt

Lajme
Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali

Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali

Kronika e Zezë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori