LAJMI I FUNDIT:

Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Podujevë, katër të lënduar (Foto)

Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Podujevë, katër të lënduar (Foto)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Podujevë, në fshatin Besi, me ç‘rast katër persona janë lënduar.

Zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se në këtë aksident janë përfshirë tri vetura, ku lëndime kanë marrë katër persona.


“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:00, në fshatin Besi, në magjistralen Prishtinë – Podujevë. Aksidenti ka ndodhur mes 3 veturave. Me këtë rast janë lënduar 4 persona”, ka thënë Ahmeti për Indeksonline.