LAJMI I FUNDIT:

Gjendet një trup i pajetë në lumin Sitnica

Gjendet një trup i pajetë në lumin Sitnica

Në orët e mëngjesit është gjetur një trup i pajetë në lumin Sitnica, Vushtrri.

Këtë e ka bërë të ditur në një prononcim për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.


Ai tregoi se trupi i pajetë është dërguar për ekspertizë, ndërkaq identiteti i tij ende nuk dihet.

“Trupi i pajetë i personit mashkull, rreth 30 vjeçarë është gjetur në lumin Sitnica në Vushtrri rreth orës 7:00 të mëngjesit. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit, detaje tjera nuk kemi”, ka thënë Zahiti për Telegrafin. /Telegrafi/