LAJMI I FUNDIT:

Fillojnë gërmimet në Gllarevë, një javë më parë u gjetën eshtra në këtë lokacion (Foto)

Fillojnë gërmimet në Gllarevë, një javë më parë u gjetën eshtra në këtë lokacion (Foto)

Në fshatin Gllarevë të Klinës sot kanë filluar gërmimet, pasi një javë më parë një banor i këtij fshati gjatë punimeve në një kanal të ujësjellësit ka hasur në eshtra të njeriut.

Personi i varrosur aty dyshohet të jetë nga lufta e fundit.

Sipas Prenkë Gjetajt, i gjeturi ishte i varrosur në mënyrë klandestine dhe me rroba. Ai tha se ende nuk është identifikuar i vdekuri.


“Jo, jo, nuk dyshohet për varrezë masive, bëhet fjalë vetëm për një person dhe tani për tani s’ka gjurmë dhe s’ka shenja të dyshimit për ndonjë trup tjetër ose për mbetje tjera mortore”, theksoi ai.

Sipas tij, një javë më parë një banor i këtij fshati gjatë punimeve për një kanal të ujësjellësit ka hasur në eshtra të njeriut, i cili ka njoftuar autoritetet përkatëse dhe për këtë komisioni për të pagjetur sot ka organizuar gërmimet për hulumtime të tjera në këtë lokacion. /KP/