Edhe pse e ftuar te “Rudina” pak kohë më parë, Zaimina Vasjari u shpreh se nuk e kishte në plan të bëhej nënë së shpejti pasi është pak egoiste dhe s’do donte të prishte linjat e trupit, gjërat më të bukura në jetë vijnë pa plan.
Këngëtarja që tani i ka hyrë biznesit, është shtatzënë dhe pret të bëhet nënë për herë të parë. Edhe pse në fillim lajmi u përhap si thashetheme, pa pasur konfirmimin e vetë Zaiminës, nuk ka vonuar shumë dhe ajo e ka pranuar se “po”, është në pritjen e ëmbël.
Revista “Who” ka publikuar konfirmimin e Vasjarit, e cila ndër të tjera është shprehur se ka dashur ta mbajë paksa sekret shtatzëninë, deri sa të vinte momenti i duhur për të folur publikisht. Tani është larguar për pushime jashtë Shqipërisë, në mënyrë që t’i kalojë sa më qetë dhe pranë detit këta muaj të rëndësishëm.
Po kush është partneri dhe babai i fëmijës që pret, një nga vajzat më të bukura të showbiz-it, e cila i është futur prej kohësh biznesit, duke hapur një sallon fustanesh, rroba banjosh dhe këpucësh në Tiranë? Sipas mediave të ndryshme ai është është Klodian Asllani, biznesmen, i cili merret me sipërmarrje të shumta, nga konstruksionet e çelikut deri te pasuritë e patundshme. Këngëtarja dhe biznesmeni u njohën kur Zaimina ishte vetëm 17 vjeçe. E pavarë- sisht ndarjeve e zënkave, janë kthyer gjithmonë në krahët e njëri-tjetrit.
Në një intervistë për Kelvi Kadillin në “In TV”, pak kohë më parë Zai nuk hezitoi t’u përgjigjej pyetjeve ngacmuese sa i takon jetës private. Pyetjes se sa të dashur ka pasur deri tani ajo nuk iu përgjigj, duke e kaluar me të qeshur, ndërsa pas ngacmimit pasues se a e ka lënë ndonjëherë i dashuri, ajo u shpreh “Mua vetëm më kanë kërkuar”. Pas pyetjes a do të martohesh, ajo reagoi me kundërpyetje “Pse është çudi të martohem unë?”. Dialogu mes tyre më pas për të dashurin vazhdoi kështu “E kush është ky tipi?, ishte pyetja e prezantuesit, ku nënkuptohej djali që i ka rrëmbyer zemrën.
“Ky tipi është ai tipi”, “Ai që ke shumë, shumë kohë? Ëhë”, pohoi ajo. Duke shtjelluar më tej statusin e saj aktual, Zaimina u shpreh “Për momentin nuk kam plan për martesë. Sa për unazën e fejesës që mori më 14 shkurt në ishujt Maldive, tregoi ”Na duhej një udhëtim, dhe pse mos ta bënim kur unë i dashuroj udhëtimet e më shtojnë jetën. Pranova, thashë ‘Hajt Maldive’.
Më pas rezultoi se kjo nuk ishte rastësi, por e menduar shumë mirë nga ai. Ishte dita e Shën Valentinit, e atë mëngjes mora unazën dhe fjalët që ishin shumë të bukura. Unë ndihem me fat”, e përfundoi rrëfimin e saj. Zaimina dhe i dashuri i saj u përfolën për një ndarje vjeshtën e kaluar.
Por, mesa duket, dashuria e çiftit është aq e fortë sa ata i rezistuan ndarjes vetëm 3 muaj, për t’u kthyer sërish në krahët e njëri-tjetrit e tashmë gati për t’u bërë prindër. Një nga fotot e paparacit tonë të realizuar rreth 8 vite më parë në Himarë, dëshmon lidhjen e gjatë të Zaiminës me Klodin.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Spektakli i BBVK nis me diskutimin për Gjestin, Olta: Ai do të thyejë çdo rekord
Pamje nga përplasja e Leos me Drilonin, pas nominimit kokë më kokë
Vullneti: Nëse do t’më pëlqente dikush këtu, Kosova po të çohej kundër, e kisha zënë
“Të vij në mes të Prishtinës edhe të tregoj” – Gerti kërcënon Gjestin gjatë një debati të tensionuar në Big Brother VIP Albania
Olta për Leon: Ai nuk është i aftë që të çojë veten kaq larg në lojë, e çuan fansat
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles