LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Nga paaftësia e LSDM-së erdhi viktima e parë e zjarreve

OBRM-PDUKM: Nga paaftësia e LSDM-së erdhi viktima e parë e zjarreve

Qasja joadekuate e LSDM-së ndaj krizës së zjarreve mbrëmë shkaktoi viktimën e parë në fshatin Luboten të Shkupit, ku është gjetur trup i djegur njeriu. Me reagim në kohë të duhur të institucioneve kjo viktimë mund të shpëtohej, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Duhej të humbet jetë njeriu që më në fund qeveria e Zaevit të mbajë mbledhje koordinuese për zjarret. LSDM-ja duhet të fillojë të punojë në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve në vend se të sjellë ligje në mënyrë të fshehtë me mbledhje të natës.LSDM-ja patjetër duhet të mbajë përgjegjësi për zjarret, të cilët, për shkak të reagimit të vonuar dhe lokalizimit të pasuksesshëm kanë sjellur një situatë kaotike, të rrezikshme për ambientin dhe jetën e njeriut’, thonë nga OBRM-PDUKM.

Në fshatin Mogilec 5 familje mbetën pa kulm mbi kokë, dëme të mëdha materiale janë shkaktuar nëpër shumë fshatra të Poreçit, janë djegur sipërfaqe të mëdha të pyllit në pjesën më pyjore të vendit./Telegrafi/