Rasti gjyqësor i njohur si “Stenta”, ku 44 mjekë dhe një infermier akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, do të vazhdojë me shqyrtim gjyqësor në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Gjyqtarja e rastit, Shadije Gërguri, ka refuzuar kërkesën e mbrojtësve për hedhjen e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave, me arsyetimin se provat e propozuara në aktakuzë krijojnë dyshimin e bazuar mirë se të akuzuarit janë kryerësit e veprave penale për të cilat akuzohen.
Këtë aktvendim, avokati mbrojtës, Besnik Berisha, e quajti shabllon të pambështetur në ligj.
“Gjykata ka dështuar të bëjë dallimin në mes veprës penale dhe shkeljes së ligjit mbi shëndetësinë, por, gjithsesi besoj që instancat tjera do ta korrigjojnë padrejtësinë ndaj shumicës së mjekëve të akuzuar dhe pacientëve të torturuar nga ana e Prokurorisë”, shtoi Berisha.
Në seancën fillestare të mbajtur më 19 maj të këtij viti u lexua aktakuza e ngritur gati një vit më parë. Ndonëse munguan dy nga të akuzuarit, Murat Abazi e Hajdin Çitaku, aktakuza u lexua nga ana e prokurores së rastit ku më pas të gjithë të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm. Pas leximit të aktakuzës kryetarja e trupit gjykues i dha 30 ditë kohë mbrojtjes për të paraqitur kundërshtimet e tyre ndaj aktakuzës.
Të akuzuarit dhe mbrojtësit kishin paraqitur kërkesë për hedhjen e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave me arsyetimin se nuk ka prova të mjaftueshme që mbështesin dyshimin e bazuar mirë se të akuzuarit kanë kryer veprat penale për të cilat akuzohen.
Në rastin “Stenta” të akuzuar janë 44 mjekë dhe një infermier të punësuar në institucione publike shëndetësore dhe 13 punonjës ose ish-punonjës të sektorit privat shëndetësor. Pjesë e këtij gjykimi janë ish-ministri i Shëndetësisë Ferid Agani dhe sekretari i përhershëm i kësaj ministrie, Gani Shabani, që akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë lëshimit të lejeve për trajtimin e pacientëve jashtë vendit. Sipas aktakuzës, këta të pandehur, duke vepruar në kundërshtim më Ligjin për Prokurimin Publik dhe Udhëzimet Administrative të Ministrisë së Shëndetësisë, si dhe duke lejuar pagesat për trajtimin e pacientëve jashtë Institucioneve publike shëndetësore për periudhën 2011 -2015.
Sipas aktakuzës, këta dy të akuzuar i kanë mundësuar përfitim financiar spitalit privat “IMH” në shumë prej 4,050,958.00 euro dhe spitalit privat “EDA” në shumë prej 504,595.00 euro apo të dyja spitaleve në shumë të përgjithshme prej 4,555,553.00 euro, duke e dëmtuar buxhetin e Kosovës. /KALLXO.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Po të vjen fundi Albin", Haradinaj me akuza të rënda për Kurtin
Vizita e Kurtit në kompaninë e dronëve, Morina: Mesazh për vendet që kanë tendenca për destabilizim
Mero Baze: Vjehrra e Sali Berishës, agjente e UDB-së në Tiranë, ka qenë e vëzhguar nga Sigurimi i Shtetit
Tre të lënduar në dy aksidente komunikacioni në Prishtinë
Paga 900 euro në shtet, çfarë fshihet pas lëvizjes së Ramës?
"Mbylle gojën", "Këqyrni gratë e juve ka po ju rrijnë" - sulmi fizik në Autoritetin e Konkurrencës përplas deputetet e pozitës dhe opozitës
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Zbulohet numri që do ta mbajë Mbappe në fanellë si lojtar i Real Madridit
Cristiano Ronaldo i dërgon një mesazh Mbappes pas transferimit tek Real Madridi
Analistët ndërkombëtar: Kosova të rimendojë strategjinë, aleatët kryesor të saj tani po mbajnë qëndrim më neutral
Geci: Kam vesh uniformë të KFOR-it amerikan, kemi hetuar se nga po vijnë financat e Radojciqit e Veselinoviqit
Si do të duket formacioni i Real Madridit sezonin e ardhshëm? – yje si Vinicius, Mbappe, Bellingham udhëheqin
Dita më vdekjeprurëse e Putinit, mbi 1,200 trupa ruse të vdekur në vetëm 24 orë