LAJMI I FUNDIT:

Mbledhje pa pengesa e pemëve në rajonin e Kumanovës

Mbledhje pa pengesa e pemëve në rajonin e Kumanovës

Në rajonin e komunave të Kumanovës, Lipkovës dhe Nagoriçan i vjetër, mbledhja e pemëve stinore po zhvillohet pa pengesa, informuan sot nga Njësia rajonale e
Ministrisë së bujqësisë, pylltarisë dhe ujërave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Edhe këtë vit bujqit individual do të mbledhin sasi shumë më të madhe në krahasim me ndërmarrjet bujqësore, pasi që në rajonin më të gjerë të komunës së Kumanovës, pjesa më e madhe e pemëve janë të mbjellura nga bujq individual, nëpër oborre dhe ara të tyre e jo në plantacione të mëdha’, tha Naser Dauti, udhëheqës i Njësisë rajonale të MBPU-së.

Ai tha se në tre komunat në fjalë sipërfaqja në të cilën kultivohen pemë përfshin tokë prej 500 hektarësh, ndërsa prodhimi i përgjithshëm arrin rreth 6.000 ton, nga të cilat vetëm 5% janë të ndërmarrjeve bujqësore.


Sipas informatave të Njësisë rajonale, nëkëtë rajon më së shumti kultivohet kumbull, rreth 40%, molla 15% dhe kajsia 8% dhe pjesa e mbetur, arra, bajame dhe lajthi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori