LAJMI I FUNDIT:

Sugarevski: Do të vazhdojmë ndërtimin dhe modernizimin e hekurudhave

Sugarevski: Do të vazhdojmë ndërtimin dhe modernizimin e hekurudhave

‘Memorandumi për zhvillim të hekurudhave që u nënshkrua me Republikën e Bullgarisë është parakusht për rritje të vazhdueshme ekonomike dhe zhvillim rajonal si dhe hap i rëndësishëm sa i përket investimeve të përbashkëta që i realizojmë për përfundim të Koridorit 8 drejt lindjes’, tha në konferencë për shtyp Ministri për Transport dhe Lidhje, Goran Sugarevski.

Sugarevski vazhdoi duke dhënë detaje për përmbajtjen e Memorandumit me Bullgarinë, duke thënë se ky memorandum detyron Maqedoninë të përfundojë ndërtimin e hekurudhës deri në kufirin me Bullgarinë dhe Bulgaria ta bëjë të njejtën deri në kufirin me Maqedoninë dhe kjo të rrumbullaksojë lidhjen hekurudjore ndërmjet dy shteteve fqinje. Gjatësia e pjesës deri në kufirin me Bullgarinë është 89 kilometra dhe do të bëhet në tre faza, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pjesa e parë, Kumanovë-Beljakovcë është në ndërtim e sipër dhe mjetet në vlerë prej 46 milionë euro janë siguruar nga Banka Evropiane për rindërtim dhe zhvillim.
Pjesa e dytë,Beljakovcë-Kriva Pallankë në gjatësi prej 34 kilometra është në fazën e kompletimit të dokumentacionit dhe pritet që deri në mesin e vitit të ardhshëm të zgjidhet kryerësi i projektit. Kjo pjesë pritet të përfundohet deri në vitin 2021 dhe do të kushtojë 145 milionë euro, me fonde gjithashtu të siguara nga Banka Evropiane për rindërtim dhe zhvillim.
Pjesa e tretë nga Kriva Pallanka deri te kufiri me Bullgarinë sipas planifikimit do të kushtojë ndërmjet 350 dhe 400 milionë euro.


Ministri poashtu informoi edhe për hekurudhën drejt Shqipërisë, që nuk është pjesë e Memorandumit dhe tha se kjo pjesë është në gjatësi prej 66 kilometrash dhe projektet bazë pritet të jenë gati deri në fund të vitit dhe supozohet se do të kushtojë rreth 550 milionë euro./ Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori