LAJMI I FUNDIT:

Aksident komunikacioni, nuk ka të lënduar

Aksident komunikacioni, nuk ka të lënduar

Një aksident komunikacioni ka ndodhur në rrugën Prishtinë – Mitrovicë, në fshatin Novosellë e Maxhunajt, ku nuk ka të lënduar.

Në aksident janë përfshirë dy vetura, dhe siç mëson KosovaPress, nuk ka të lënduar, përveç dëmeve të shkaktuara në vetura.

Policia e Kosovës ka shtuar thirrjet ndaj pjesëmarrësve në komunikacion, që të rrisin kujdesin, pasi numri i aksidenteve të ndodhura këtë vit, krahasuar me vitin e kaluar, është rritur ndjeshëm, si në aksidentet me fatalitet, ashtu edhe në aksidentet me të lënduar dhe dëme materiale.