LAJMI I FUNDIT:

Ministrja serbe: Duhet ta pranojmë, Kosovën e kanë pranuar shumë shtete

Ministrja serbe: Duhet ta pranojmë, Kosovën e kanë pranuar shumë shtete

Ministrja për Integrime Eropiane në qeverinë e Serbisë, Jadranka Joksimoviq, deklaroi se Serbia pret që deri në fund të vitit të hapen edhe tre kapituj të tjerë në procesin për anëtarësim në BE.

“Presim që brenda vitit të hapim edhe tre kapituj tjerë, për të cilat jemi plotësisht të gatshëm”, deklaroi ministrja Joksimoviq për mediat serbe.

Tutje ajo theksoi se është naive të mendohet se Serbia do të kushtëzohet për pranim në BE në rast se njeh pavarësinë e Kosovës.


“Sa i përket Kosovës, ky është një kapitull i veçantë, ku monitorohet nga Brukseli për rezultatet e marrëveshjes me Prishtinën zyrtare”, theksoi ministrja Joksimoviq, transmeton RTK.

Tutje ajo theksoi se “kjo është një çështje e krijuar nga rrethanat politike, që aspak nuk është e lehtë, prandaj ne luftojmë që t’i mbrojmë interesat tona atje”.

“Por, duhet pranuar se Kosovën e pavarur e kanë pranuar shumë shtete”, theksoi ajo.

“Prandaj, është me rëndësi ftesa e kryetarit të shtetit, Aleksandar Vuçiq, për dialog të brendshëm për Kosovën, i cili edhe si kryeministër i vendit ka marrë pjesë në bisedime me Kosovën për gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme e të gjithanshme”, tha ajo.

Ndërkaq në raport me Rusinë, ministrja Joksimoviq, përkujtoi se Serbia është kandidate për anëtarësim në BE e jo anëtare dhe është nënçmuese të paraqitet Serbia si “Kali i Trojës për interesa ruse në BE”.

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë

Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë

Politikë

"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri
Kalo në kategori