LAJMI I FUNDIT:

Mikullovci i gatshëm që nesër ta udhëheq seancën

Mikullovci i gatshëm që nesër ta udhëheq seancën

Herën e fundit kishte hyrë në sallën e njëjtë para 28 vjetësh.

Deputeti më i ri i Kuvendit, por më i vjetri në moshë Adem Mikullovci kthehet sërish në karriget e sallës ku në vitin 1989 Kosovës iu hoq autonomia që kishte, me një vendim të Kuvendit të atëhershëm kur Mikullovci ishte deputet dhe votoi kundër heqjes së autonomisë.

Por, aktori i mirënjohur kosovar i cili mori më shumë se 10 mijë vota në zgjedhjet e 11 qershorit nesër për disa orë do ta udhëheq seancën konstituive ku pritet të zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët e ri të Kuvendit.


Kjo detyrë Mikullovcit i takon pasi që është më i vjetri në moshë.

Ndonëse ka 78 vjet Mikullovci tha se është përgatitur që nesër të drejtojë seancën konstituive.

“Nesër do të jem në Kuvend për të udhëhequr seancën”, tha Mikullovci për KosovaPress.

Sipas rregullores së Kuvendit seancën konstituive do ta udhëheq deputeti më i vjetër në moshë dhe ai më i ri.

Ndihmëse e Mikullovcit do të jetë deputetja Teuta Rugova.

Për të bijën e ish-presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova, kjo është hera e dytë që e ndihmon deputetin më të vjetër për të udhëhequr seancë konstituive.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Kalo në kategori