LAJMI I FUNDIT:

Vrau veten për të shmangur kapjen nga luftëtarët e ISIS-it

Vrau veten për të shmangur kapjen nga luftëtarët e ISIS-it

Një britanik i ri, i cili vdiq duke luftuar përkrah forcave kurde në Siri, u vra vetë për të shmangur rënien peng i militantëve të Shtetit Islamik.

Siç shkruajnë mediat britanike, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Ryan Lock, 20 vjeç, nga Chichester, West Sussex, i cili vdiq në dhjetor të vitit të kaluar duke luftuar me Njësitë e Mbrojtjes Popullore (YPG) në qytetin verior Raqqa, që konsiderohej kryeqyteti de fakto i ISIS-it.

Ish kuzhinieri, i cili nuk kishte përvojë të mëparshme ushtarake, u bashkua me milicinë kurde pasi i tregoi familjes së tij se po shkonte në Turqi në gusht të vitit të kaluar.


Një hetim në Portsmouth, Hampshire, ka nxjerrë në pah se pasi u rrethua nga luftëtarët e ISIS-it, ai e ktheu armën e tij drejt vetes për të mos u kapur dhe vuajtur një “vdekje të frikshme dhe të dhimbshme”.

Në muajt para se të vdiste, Lock kishte mbajtur kontakt me familjen e tij nëpërmjet Facebook Messenger, duke u dërguar atyre fotografi dhe përditësime të trajnimit të tij ushtarak.

Por pas humbjes së kontaktit me të dhjetorin e kaluar, babai i Lock, Jon Plater, gjeti imazhe në internet të djalit të tij me një luftëtar ISIS duke qëndruar mbi trupin e tij, dhe vdekja e tij u konfirmua më vonë, vazhdohet në hetim. /Telegrafi/