Gërxhaliu: Dështimi me zhvillimin e sektorit energjetik, dështimi më i madh në Kosovën e pasluftës
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, si përfaqësues i interesave të mbi 16,000 bizneseve anëtare të Odës Ekonomike të Kosovës vlerëson se situata e jo stabilitetit të furnizimit me energji elektrike duke mos përjashtuar arsyet e ndryshme, si në rastin e fundit që lidhet me furnizimin me thëngjill është dështimi më i madh i të gjitha institucioneve vendore dhe ndërkombëtare të angazhuara në faza të ndryshme të periudhës së pasluftës në Kosovë.
Sipas Gërxhaliut, dëmi më i madh për ekonominë e vendit dhe kostoja më e madhe që e paguajnë bizneset në vlera vjetore deri 300 milionë euro në total vjen nga kostot shtesë që duhen të shpenzohen për sigurim të furnizimit të rregullt me energji elektrike.
Situata që po paralajmërohet për mungesë të thëngjillit dhe rrjedhimisht krizë të furnizimit në javët në vijim është e mbuluar nga jo-transparenca dhe është shndërruar në një luftë për gjetjen e “fajtorit” ndërmjet aktereve të ndryshëm institucional, por për komunitetin e biznesit dhe qytetarët e vendit është absolutisht e parëndësishme kush është “fajtori”, pasi që bizneset dhe qytetarët presin dhe meritojnë zgjidhje afatgjata dhe të qëndrueshme.
“Thelbi i problemit është mosndërtimi në kohë i kapaciteteve të reja gjeneruese, përkatësisht Termocentralit ‘Kosova e Re’, ku një rol të madh në vonesa dhe paqartësi e ka edhe Banka Botërore e cila ka një qasje jo-transparente në këtë projekt dhe vazhdimisht një qasje e tillë karakterizohet edhe me një burokraci që përcjellët me kërkesa që kanë kosto milionëshe dhe janë po të njëjtat kërkesa të cilat ky institucion ndërkombëtar i përdor si pretekste të vazhdueshme për prolongimin e vendim marrjes për (mos) përkrahjen e një projekti jashtëzakonisht vital për ekonominë e vendit tonë”, thekson Gërxhaliu.
Kryetari i OEK-ut thekson se Kosova ndodhet në një situatë paradoksale.
“Ne jemi në një situatë paradoksale kur jemi ndër vendet me rezervat më të pasura me thëngjill në botë, ndërkohë jemi ndër vendet me jo-stabilitetin më të madh energjetik, në kohën kur në vendet e rajonit, më kushte shumë më të pafavorshme kemi investime në megavat të rinj (350 megavat të reja në Serbi, 300 megavat të reja në Maqedoni dhe rreth 250 megavat të reja në Mal të Zi, të planifikuara dhe në implementim në 3 vitet e fundit)”, ka thënë Gërxhaliu. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë