LAJMI I FUNDIT:

Shkak Kanuni, gjykata italiane i garanton mbrojtje shqiptarit (Video)

Shkak Kanuni, gjykata italiane i garanton mbrojtje shqiptarit (Video)

Gjykata e Apelit në Ankona të Italisë i ka dhënë të drejtë një shtetasi shqiptar, i dënuar me 14 vite burg për vrasje, që pas përfundimit të dënimit t’i ofrohet mbrojtje ndërkombëtare për arsye humanitare.

Në vendimin e Gjykatës së Apelit të Ankonës argumentohet se personi në fjalë, identiteti i të cilit nuk bëhet publik, i rrezikohet jeta në Shqipëri për shkak të Kanunit dhe për këtë arsye shteti italian duhet t’i ofrojë mbrojtje.

Ai është dënuar së bashku me 6 persona të tjerë, edhe ata shqiptarë, për vrasjen e një bashkatdhetari mbrëmjen e Krishtlindjes së vitit 2002.


Por pas përfundimit të dënimit, përcjell tch, shqiptari dhe avokati i tij Paolo Cognini, i njohur për mbrojtjen e të drejtave të azilkërkuesve, i janë drejtuar Gjykatës së shkallës së parë në Ankona, e cila e refuzoi kërkesën e tyre për mbrojtje ndërkombëtare.

Por Gjykata e Apelit, në vendimin e saj i referohet tekstualisht Kanunit dhe rreziqeve që sjell kthimi i tij në Shqipëri.

Në këto kushte, tre gjyqtarët e Gjykatës së Apelit të Ankonës kanë vendosur që shtetasit shqiptar t’i ofrohet mbrojtja për çështje humanitare.

Në trend Lajme

Më shumë
Kërcënoi Kurtin në emër të

Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore

Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore

Lajme
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë

Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë

Lajme
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Kalo në kategori