LAJMI I FUNDIT:

Përfundoi Edicioni i 7-të i BeerFest Kosova

Përfundoi Edicioni i 7-të i BeerFest Kosova

Të dielën, nën tingujt e Dj Dalool dhe Ardian Bujupit, përfundoi Festivali i Shtatë i “Beerfest Kosova”, që rezultoi me një numër shumë të madh të vizitorëve, i cili u mbajt për pesë ditë rresht në parkingun e Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

Gjatë pesë ditëve të festivalit (26 – 30 korrik) për argëtimin e të pranishmëve u kujdesën disa bende dhe artistë të mirënjohur siç janë: Minatori, Xuxi, Gjiko, Mentor Haziri, Florent Abrashi, Ardian Bujupi, Kamela Islamaj, grupi 4×4, Gima, Taste 2 Goblenet, DJ Dalool, Dj Gamble, Dj James etj.

Si edhe në edicionet e kaluara, Beerfest ju dha hapësirë edhe disa artistëve të rinj si Arta Kabashi, The Laser Rats, Jutbina Band, The Lovers, Bystander dhe disa Dj të rinj si Dj Ostflux, Dj Nani etj.

Gjatë këtyre 5 ditëve sa u mbajt festivali, numri i vizitorëve ishte jashtëzakonisht i madh dhe gjithçka kaloi ashtu siç ishte parashikuar.

“Gjithçka ishte në nivelin e duhur dhe sipas planit. Jemi ndarë shumë të kënaqur duke filluar nga pjesa argëtuese, promovimi i birrave, sigurimi, mbarëvajtja etj”, tha Ekrem Tahiri nga kompania Modus, organizatore e BeerFest Kosova.

“Nuk kemi pasur as edhe një incident më të vogël dhe për këtë i falënderojmë Policinë e Kosovës, dhe kompaninë e sigurimeve GFS, të cilët i janë përkushtuar punës së tyre në maksimum. Gjithashtu falënderojmë edhe kompanitë pjesëmarrëse dhe komunën e Prishtinës për bashkëpunim që këtij festivali mos t’i mungojë asgjë”, përfundoi Tahiri.

Gjithashtu, edhe kompanitë pjesëmarrëse janë ndarë mjaftë të kënaqura me këtë organizim.

Kastriot Halili nga Birra Peja u shpreh se “hapësira ku është mbajtur BeerFest-i, organizimi, programi dhe siguria gjatë festivalit e posaçërisht mënyra si u promovuan birrat ishte shumë e mirë. Ne patëm një numër shumë të madh vizitorësh dhe kaluam çaste shumë të mira”, tha Z. Halili.

Birrat prezente në këtë festival ishin: Birra Peja, Birra Prishtina, Grembeer, Heineken, Lasko, Carlsberg, Tuborg, Bavaria, Paulaner, Krombacher, Staropromen, Desperado, Somersby dhe Strongbow nga ato ndërkombëtare.

Përkrahës të festivali ishin: Z-mobile, Lengjet Sola, RC Cola, Red Rain, Uji Akull, House of Taste, Pizza Crust, Payman, Konuts, pastaj Kujtesa net, E-conect, shtypshkronja Selmans, universiteti Iliria, kompania AMC, Union Enterier, kompania e Sigurimit fizik GFS, platforma Rezervimi.com, RaveTravel, PR Solutions, Paralel + dhe Saturn.

Që të informohemi drejtë dhe me kohë na e kanë mundësuar partnerët tanë medial: RTK, RTV21, 1st channel, Telegrafi.com, Gazeta Express, Insajderi, Zeri, Gazeta Blic, Epoka e Re, Kosova Press, gazeta Monitor, TV Dukagjini, Ziko TV, KTV, Radio Kosova, KultPlus, Glam Radio, Radio Vizioni dhe URBAN FM etj.

Festivali i Birrës u organizua nga MODUS, Prishtinë.