LAJMI I FUNDIT:

Ferrari me fitore të dyfishtë në Hungari, triumfon Sebastian Vettel

Ferrari me fitore të dyfishtë në Hungari, triumfon Sebastian Vettel

Sebastian Vettel me Ferrari ka fituar sot garën e Çmimit të Madh të Hungarisë në Formula 1, suksesi i katërt sezonal për pilotin gjerman, që rikthehet te suksesi, duke u shkëputur 14 pikë në renditje nga rivalët.

Edhe pse në vështirësi në gjysmën e dytë të garës, makina italiane arriti një fitore të dyfishtë të merituar në pistën e Hungaroringut, me Kimi Raikkonen që zuri vendin e dytë.


Ferrari arriti të përballojë me sukses presionin e Lewis Hamilton me Mercedes, që për 20 xhiro tentoi të bëjë mrekullinë, por në fund u kënaq me vendin e katërt, duke lëshuar podiumin xhiron e fundit.

Piloti britanik (i katërti) pati shansin të duelojë për fitore, por ishte i pafuqishëm për të parakaluar makinën Ferrari , që e meritoi fitoren, në një garë të cilën e dominoi.

I treti u rendit Walteri Bottas, që rimori pozicionin e tretë (e pat lëshuar në mesin e garës) dhe u ngjit në podium. /telesport/

Në trend Sport

Më shumë
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Ligue 1
Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

La Liga
Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

La Liga
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori